Categories: MAQEDONI

Bekteshi: Për Pashkë e Bajram – nuk do të ketë rritje të çmimeve

Nesër në seancë të Qeverisë do të “ngrijnë” çmimet e orizit dhe vezëve, konform çmimeve të këtij muaji – ka paralajmëruar Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.

Gjithashtu u paralajmërua se me vendim të Qeverisë, do të kufizohet eksporti i vezëve me qëllim që të mos ketë mungesë në tregun e brendshëm.

Vendimi, sic njofton KlanM, do të hyjë në fuqi sapo të publikohet në “Gazetën Zyrtare”.

“Nuk do të jetë çmimi i sotëm, por do të jetë një nga çmimet e marsit, por nuk do ta them, që të mos përgatiten tregtarët dhe prodhuesit. Por, kjo nuk do të thotë se nuk kemi besim tek bizneset” – tha Kreshnik Bekteshi.

Ministri Bekteshi u shpreh I prerë. Për Pashkët dhe Fitër-Bajramin nuk do të ketë mungesë dhe rritje të çmimeve të këtyre prodhimeve – tha Bekteshi, I pyetur nëse për shkak të festave të Pashkëve dhe kërkesës për eksport, vendi mund të përballet me mungesë të këtyre prodhimeve.

“Për çmimin e vezëve, jemi më të lirët në rajon, kërkesat janë të shumta. Nuk do të lejojmë rritje të çmimeve për shkak të kërkesave në rritje për Pashkë dhe Ramazan” – tha Kreshnik Bekteshi.

Lidhur me kërkesën për “ngrirjen” e çmimeve të sheqerit dhe të miellit, Ministri Bekteshi bëri të ditur se për këto prodhime, për momentin nuk do të ketë masa.

Vendimi për “ngrirjen” e çmimeve të vezëve dhe orizit, , është i treti që miratohet nga Qeveria. Paraprakisht “ngrirje” të çmimeve u miratuan për bukën, pastat, qumështin dhe bulmetin. Atëherë, konform vendimeve qeveritare, u hoq edhe rryma elektrike e subvencionuar për kompanitë e ushqimit.

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago