Categories: MAQEDONI

Pse u zgjodh Ohri për takimin Kurti-Vuçiç, simbolika e qytetit për Ballkanin

Shumë kush e pa me habi përzgjedhjen e Ohrit për takimin e radhës mes Albin Kurtit dhe Aleksander Vuçiç. Takime të tilla deri tani kanë ndodhur në Bruksel, Berlin, Paris dhe Washington.

Përzgjedhja e këtij qyteti vjen nga një simbolikë e fortë për rajonin shpesh të trazuar e të përfshirë nga luftra të ashpra ndëretnike. Në Ohër u arrit një nga marreveshjet historike që i dha fund konfliktit të armatosur në Maqedoninë e Veriut dhe i mundësoi këtij vendi bashkëjetesën dhe progresin në rrugën drejt integrimit euroatlantik.

Ohri po kosiderohet dhe sot vendim ku mund të hapet një kapitull i ri për Ballkanin. Po çfarë ndodhi në Ohër 23 vjet me parë?

Më 13 gusht 2001 pas konfliktit ndëretnik në Republiken e Maqedonise, u nënshkrua Marrëveshja e Ohrit.

Nënshkrues të kësaj marrëveshjeje ishin Presidenti ,Boris Trajkovski; Kryeministri dhe lider i VMRO-DPMNE-së, Lubço Georgievski; Lideri i LSDM-së Branko Çervenkovski; Lideri i PDSH-së, Arben Xhaferi dhe lideri i PPD-së, Imer Imeri. Në çilësinë e garantuesve, dokumentin e nënshkruan edhe përfaqësuesi posaçëm i Bes-ë dhe përfaqësuesi posaçëm i SHBA-së

Marrëveshja i dha fund konfliktit ndërsa hodhi bazat për rritjen e të drejtave të shqiptarëve në vend.

Në marrëveshje, përveç zyrtarizimit të gjuhës shqipe, janë përfshirë edhe zhvillimi i pushtetit vendor, mos diskriminimi, përfaqësimi i drejtë, zbatimi i proçedurave të veçanta të Kuvendit për çështje si gjuha, kultura, arsimi dhe simbolet.

Gjithashtu u vendos që një gjuhë e çcla flitet nga më shumë se 20 për qind e popullsisë në cilindo qytet të vendit, përveç maqedonishtes, të jetë gjuhë zyrtare.

Me “Ligjin për përdorimin e gjuhëve” të miratuar nga Kuvendi i Maqedonisë së Veriut më 11 janar 2018, i cili parasheh që gjuha shqipe të jetë gjuhë zyrtare krahas maqedonishtes, u bë gjuha e dytë zyrtare në vend më 15 janar 2019.

Në kontekstin e zbatimit të marrëveshjes, vlen të përmendet se në vitin 2004 u formua edhe Sekretariati për Zbatimin e Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, që funksionon në kuadër të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut. Sekretariati më pas u shndërrua në Ministri për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive.

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago