Trajneri i Kombëtares shqiptare, Sylvio Mendes Campos Junior ka shpallur sot listën me emrat e 23 lojtarëve që do të grumbullohen për ndeshjen e parë në Kualifikueset e Euro 2024 ndaj Polonisë, që do të luhet më 27 mars 2023.
Për premierën e tij kuqezi, tekniku brazilian ka përfshirë disa emra të rinj krahasuar me ndeshjet e fundit si Jon Mersinaj, Andi Hadroj, Jasir Asani, Lindon Selahi dhe Anis Mehmeti. Ndërsa pjesa tjetër është thuajse i njëjti grup që mori pjesë në edicionin e fundit të Ligës së Kombeve me pak ndryshime.
Tre portierët e ftuar janë Etrit Berisha, Thomas Strakosha e Elhan Kastrati, ndërsa në mbrojtje janë Elseid Hysaj, Ivan Balliu, Ermir Lenjani, Adrian Ismajli, Marash Kumbulla e Frederic Veseli.
Në mesfushë do të jenë Qazim Laçi, Kristjan Asllani, Klaus Gjasula, Amir Abrashi, Ylber Ramadani, dhe Nedim Bajrami, ndërsa në sulm janë thirrur Sokol Cikalleshi, Myrto Uzuni dhe Taulant Seferi.
Sakaq, Kombëtarja do të nisë grumbullimin të dielën në Tiranë, ndërkohë që në vazhdim do të publikohet edhe axhenda mediatike dhe stërvitore e kuqezinjve. Sfida Poloni-Shqipëri, e vlefshme për kualifikueset e Europianit 2024, grupi E, do të luhet më 27 mars në stadiumin “PGE Narodowy” të Varshavës dhe nis në ora 20:45.
Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…
Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…
“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…
Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…
Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…