Categories: RAJON

Rama: Dua të besoj se Kosova dhe Serbia do ta përqafojnë planin e BE-së

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se propozimi i Bashkimit Evropian për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, është gjëja më e mirë që mund të ndodh.

Gjatë një konference për media, pas takimit me Përfaqësuesin e Lartë të Bashkimit Evropian, Josep Borrell dhe komisionarin Evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi, ai ka shtuar se shpreson që Kosova dhe Serbia ta përqafojnë planin e BE-së, njofton Klan Kosova.

“Ju na keni dëshmuar respekt, përkushtim dhe vullnet të palëkundur për të na mbështetur në këtë rrugë që tani më është e hapur, e drejtë dhe natyrisht jo pa vështirësitë e veta. Më vjen shumë mirë që atmosfera e kësaj mbledhje ishte jashtëzakonisht pozitive. Kemi dakordësi të plotë në të gjithë boshtin e kësaj strategjie. Shqipëria sot nuk është më në fund të trenit të integrimit, por është në krye të këtij rajoni ku roli ynë vlerësohet si model në aspektin e paqes, dialogut dhe normalizimit”.

“Ne e shohim me admirim përpjekjen tuaj për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. Në këndvështrimin tonë, propozimi është gjëja më ë mirë që mund t’u ndodh atyre. Unë dua të besoj me gjithë zemër se asnjëra palë nuk do t’ia lejojë vetës të mos e përqafojë plotësisht dokumentin dhe programin e implementimit të tij sepse realisht BE-ja dhe ShBA-ja iu kanë ofruar palëve dhe rajonit një rrugë të re. Një portë të hapur të së ardhmes me paqe dhe një kohë tjetër të nevojshme për të arritur në pikën përfundimtare të njohjes reciproke”.

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago