Categories: RAJON

Escobar: Jam shumë optimist, pres rezultat pozitiv në Ohër

I dërguari special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, deklaroi se pret takime shumë produktive në Ohër bashkë me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti dhe Presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq, dhe se shpreson që pas të shtunës do të kemi lajme të mira nga ai takim. Këtë deklaratë ai e tha gjatë konferencës për media pas takimit me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

Ne kemi për qëllim që të mbështesim plotësisht çdo rezultat që sjell paqen më afër rajonit dhe intensifikon mundësitë për Kosovën, Serbinë dhe pjesën tjetër të rajonit që të bëhen anëtare të plotë të komunitetit euroatlantik dhe mendojmë se ky propozim evropian, i lehtësuar përmes dialogut të BE-së ofron një mundësi të jashtëzakonshme për paqe të qëndrueshme mes dy vendeve të rëndësishme të rajonit, dhe si mbështetësi më i madh i Kosovës në botë, ne kemi për qëllim që kjo të funksionojë për Kosovën, dhe jo vetëm për Kosovën po edhe për tërë rajonin që të çbllokohen disa prej atyre burimeve që Ballkani ia siguron vetes por edhe gjithë Evropës”.

“Prandaj pres rezultat pozitiv në Ohër. Jam shumë optimist për mundësitë për një zgjidhje paqësore mes Kosovës dhe Serbisë dhe shpresoj që pas të shtunës do të kemi lajme të mira”, deklaroi amerikani Escobar. Pas Osmanit, Escobar do të takohet edhe me kryeparlamentarin Glauk Konjufca dhe kryeministrin Albin Kurti.

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago