Categories: MAQEDONI

Borrell: Unitet kombëtar për ndryshime Kushtetuese

Të gjithë partitë politike duhet t`i marrin obligimet dhe me sinqeritet të punojnë për vazhdimin e shtigjeve evropiane të Maqedonisë së Veriut. Ky ishte mesazhi që nga Shkupi e dërgoi Përfaqësuesi I lartë për politikë të jashtme të BE-së, Zhozep Borrell, pas takimit të 16-të të Këshillit për Marrëveshjen për Stabilizim dhe Asociim, njofton KlanM.

“Të krijohen kushte që të miratohen ndryshimet kushtetuese. Ky vit është vendimtar, pas marrëveshjes së Korrikut, kjo është marrëveshja më e mirë që mund ta fitoni. Nuk është realiste të pritet se do të hapen sërish dhe të jeni pjesë e negociatave. Mbi këtë bazë, e ardhmja juaj është në BE. Tani është koha që të gjitha partitë politike të marrin obligimet e tyre dhe të punojnë me sinqeritet për vazhdimin e rrugëtimit evropian” – tha Zhozep Borell.

Komisioneri për Zgjerim I BE-së, Oliver Varhelji, konfirmoi se në Shkup do të takohen me deputetë të partive politike.

Në takimin e Shkupit, sic njofton KlanM, konkluzat janë se duhen përpjekje të përhershme që të sigurohet pavarësia, profesionalizmi, transparenca dhe paanshmëria e sistemit gjyqësor, kurse për Maqedoninë e Veriut me rëndësi është që të vazhdojnë hetimet, ndjekjet dhe aktgjykimet në rastet e korrupsionit të nivelit të lartë.

Kryeministri Kovaçevski sheh mundësinë që Maqedonia e Veriut në BE të anëtarësohet në vitin 2030, por, sic njofton KlanM, bëri të ditur se për herë të parë ekziston rreziku që nga brenda të ndalet rruga eurointegruese e vendit. Përgjegjësinë e hodhi tek opozita.

“Pengesa e vetme që për herë të parë nga ekzistimi Maqedonisë së Veriut të pavarur, që askush nga jashtë nuk mund ta vendos, për herë të parë mund të ndodh që vetvetiu të bllokohemi, për shkak të sjelljes së papërgjegjshme dhe strategjike të partive opozitare në vend” – tha Kovaçevaski.

Në takimin e sotëm në Shkup është shqyrtuar progresi I vendit në përgatitjet për negociata për anëtarësim në BE.

Diplomatët evropian rikujtuan pakon prej 72 milion euro për kategoritë sociale të vendit, si dhe grantet tjera që Maqedonia e Veriut I ka fituar në kuadër të planit ekonomik investues.

Diplomatët evropian, Zhozep Borrell dhe Oliver Varhelji, sic njofton KlanM, në Shkup udhëtuan nga Tirana ku dje me Kryeministrin shqiptar, Edi Rama, mbajtën takimin e 12-të të Këshillit për stabilizim dhe Asociim BE – Shqipëri.

Nesër në Ohër, përfaqësuesi I lartë për politikë të jashtme të BE-së, Zhozep Borrell, do të marrë pjesë në takimin e dialogut Prishtinë – Beograd.

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago