Categories: SHOWBIZ

Tejet provokuese, Xhensila Myrtezaj na zbulon fotot e fundit të pushimeve nga Bali

Xhensila Myrtezaj është një këngëtare shumë e pëlqyer nga publiku dhe këngët e saj numërojnë miliona klikime vetëm pak ditë pas publikimit. Pas një pauze prej pak muajsh artistja u rikthye me shumë projekte të reja muzikore. Por, përpos karrierës bukuroshja është mjaft aktive me postime nga jeta e saj private duke ndarë shpesh postime mjaft të ëmbla me ndjekësit e saj.

Duket se për Xhensilën pushimet në Bali me familjen e saj kanë përfunduar. Gjatë këtyre ditëve familja Kallaku ka tërhequr vëmendjen me postimet e tyre në rrjete sociale, ku na kanë treguar aktivitetet e tyre gjatë pushimeve. Edhe vetë Xhensila ka tërhequr vëmendje për shkak të fotove të saj, ku na ka treguar edhe format e bukura trupore e ndër to kanë qenë edhe këto të fundit.

Familja Kallaku shpesh udhëton nëpër botë dhe ndan me ne momente nga pushimet e tyre. E së fundmi Xhensila e më pas edhe Besi na kanë treguar me anë të disa postimeve në Instagram se kanë nisur pushimet në Bali. Çifti po na tregon me anë të postimeve aktivitetet e tyre gjatë këtyre pushimeve e vetëm pak më parë kanë zbuluar edhe një sekret që askush nuk e dinte. Të gjithë i kanë parë ‘selfiet’ e famshme të personazheve VIP me majmunët, ku në foto duket sikur ai që e shkrep foton është majmuni. Por mesa duket nuk qenka kështu siç duket apo kemi menduar. Me anë të një video teksa kanë shkrepur fotot, duket një person tjetër përball tyre, i cili fotografon dhe i jep ushqim majmunit në mënyrë që të zgjasi dorën dhe të duket si një ‘selfie’.

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago