Categories: RAJON

Ermal Meta tregon se nëna e tij kaloi në Itali me pasaportë false

Në një monolog të realizuar për emisionin italian “Le Iene”, këngëtari shqiptar në Itali, Ermal Meta ka rrëfyer ardhjen e nënës së tij në Itali me pasaportë false. Në një rrëfim të gjatë ai tregoi si mirësia e dy të panjohurve i ndryshoi jetën familjes së tij.

“Një ditë në rrugë i afrohet një i panjohur dhe i thotë se ka dëgjuar gjëra, gjëra të tmerrshme që do t’i ndodhin. Ajo frikësohet, por e beson. I panjohuri e këshillon të largohet, por ajo nuk di si ta bëjë. Ai ofrohet t’i paguajë një pasaportë të huaj gjermane. Ai nuk dëshiron asgjë në këmbim. I kërkon vetëm foto pasaporte. Kur ajo e pyet pse po e ndihmon, ai përgjigjet se nuk po e bën vetëm për atë, por edhe për fëmijët e saj. Pas kësaj, gruaja i lë fëmijët me nënën e saj dhe merr tragetin që shpreson ta çojë drejt një jetë të panjohur, por më të mirë. Ajo kalon pa vështirësi kontrollet e policisë shqiptare dhe kështu rreth orës 7h të mëngjesit të ditës së nesërme, anija në të cilën ndodhet hyn në portin e Brindizit.

Megjithatë, mbërritja në Itali do të ishte më komplekse se sa pritej. Në kontrolle, një oficer vë re atë pasaportë false: Ai duket se e kishte kuptuar tashmë. “Kjo pasaportë është e rreme, e di?”, thotë me zë të ulët. “Po, e di”, pranon ajo. “Nuk mund të lë të kalosh, duhet të të kthej prapa”, shkruan Gazeta Tema, përcjell Klankosova.tv.

Gruaja qan duke u përpjekur të mos shihet nga të tjerët. Më pas nga çanta nxjerr një fotografi”: “Këta janë tre fëmijët e mi. Nëse kthehem nuk do të ketë të ardhme për ta”. Me të dëgjuar këtë, oficeri merr pasaportën e saj dhe e vulos.“Ajo është e lirë të shkojë”. Ajo do të donte ta përqafonte, por nuk mundej. “Ik, dhe fat të mirë!” i thotë oficeri, duke i treguar derën e së ardhmes së saj të pasigurtë.

“Dy akte dashamirësie shpëtuan katër jetë. Mes atyre jetëve ishte edhe e imja, prandaj bëhuni të sjellshëm. Ju mund të shpëtoni dikë”,

Pas gjithë vështirësive, sot Ermal Meta është një nga artistët që e përfaqëson denjësisht Shqipërinë në botë. Në vitin 2018 kantautori shqiptar triumfoi në skenën e Ariston të Sanremos duke rrëmbyer trofeun e festivalit më të rëndësishëm në Itali. Përveçse këngëtar, ai është dhe një kantautor mjaft i talentuar. Ermal Meta ka shkruar këngë për emra të njohur të muzikës italiane si Patty Pravo, Marco Mengoni, Emma, Giusy Ferreri.

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago