Categories: MAQEDONI

Borel: BE mbështet Maqedoninë e Veriut për rritjen e rezistencës ndaj sulmeve kibernetike

BE-ja është e përkushtuar që të punojë me partnerët tanë nga Ballkani Perëndimor në luftën kundër kërcënimeve hibride të cilat vazhdojnë ta minojnë sigurinë tonë kolektive dhe proceset demokratike dhe e mbështet sigurinë e tyre, si dhe mbrojtjen e tyre, thotë përfaqësuesi i lartë për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë së BE-së, Zhozep Borel në intervistë për MIA-n, përcjell Politiko.makdomen.net

“Kam nderin që mund të njoftoj se ndajmë nëntë milionë euro nga Fondi Evropian Paqësor për mbështetje të Armatës së Maqedonisë së Veriut, për përmirësim dhe përsosje të pajisjes për Grupin e Batalionit të Këmbësorisë së Lehtë”, thekson Borreli.

Ai shton se BE-ja e mbështet vendin edhe për rritjen e rezistencës së saj për sulmet kibernetike.

“Si pjesë e pakos në vlerë prej 4,9 milionë eurove për mbështetje urgjente për sigurinë kibernetike dhe informatike, BE-ja i ndihmon Maqedonisë së Veriut që ta përmirësojë aftësinë e saj për përballje me incidentet kibernetike dhe ta fuqizojë menaxhimin me sigurinë kibernetike. Maqedonia e Veriut, gjithashtu, do të ketë interes edhe nga projekti rajonal prej pesë milionë euro për ndërtimin e kapaciteteve për sigurinë kibernetike, që do të fillojë të dërgohet këtë vit”, thekson Boreli.

Përfaqësuesi i lartë i BE-së shton se BE-ja bashkë me agjencitë e specializuara të vendeve të saja anëtare i ndihmon shtetit në zbulimin, hulumtimin dhe përgjigjen për sulmet kibernetike, si dhe përballjen me problemet e shkaktuara nga ato.

Vazhdojmë me kujdes ta ndjekim situatën dhe jemi të gatshëm të ndërmarrim hapa të mëtutjeshëm, nëse është e nevojshme, për mbështetje të Maqedonisë së Veriut, potencoi Borreli.

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago