Kryetari i Shoqatës “Jehona e Malësisë”, Vilson Sinishtaj, është kthyer në Amerikë, me ç’rast, me emocion shkruan për ditët e qëndrimit në Malësi për zgjedhjet e 5 Marsit.
Z. Sinishtaj theksoi se për 10 ditë qëndrim në Malësi, gjeti një Malësi më të emancipuar se kurrë, një që din të vendos. Një Malësi që ka, din dhe don të mbijetojë.
“Më thonin se kishte ndarje, por gjeta bashkimin, thonin ishte e pa shpresë por aty gjeta zhvillim, më thanë humbja është e sigurtë se Malësia dhe malësoret nuk e duan vetën por ja arritëm një fitore absolute”, ka deklaruar Sinishtaj.
Postimi i plotë:
Malësi e ty ta ndiesha te mirën. Më pak se 10 ditë u ngina ajër të paster, e pash një Malësi më të emancipuar se kurrë, një që din të vendos. Një Malësi që ka, din dhe don të mbijetojë. Më thonin se kishte ndarje, por gjeta bashkimin, thonin ishte e pa shpresë por aty gjeta zhvillim, më thanë humbja është e sigurtë se Malësia dhe malësoret nuk e duan vetën por ja arritëm një fitore absolute. Në fytyrën e rinisë sonë të shkelqyer pashë atdhedashuri, perspektivë, kulturë dhe vendosmëri. Nga Nik Gjeloshaj,Ivan Ivanaj dhe Fadil Kajoshaj pres shumë dhe shumë do fitojmë! Mirupafshim gjithmonë në fitore e shenjta Malësi!
Rrnoftë Shqypnia!
Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…
Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…
“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…
Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…
Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…