Categories: RAJON

Avokati: Vrasësi Dan Hutra e “bleu” me lekë gruan e dytë, nuk pranonte atësinë e fëmijëve të tij

Avokati Saimir Vishaj është shprehur se e njihte personalisht Dan Hutrën autorin e vrasjes së tre grave dhe të plagosjes së tre të tjerave në Tiranë duke thënë se ky i fundit e bleu me lekë gruan e dytë.

“Unë e njoh shumë mirë Dan Hutrën. Ai dyshonte në një shtatzëni. Në Shqipëri gratë blihen me lekë dhe që nga ky moment ato duhet të jenë të nënshtruara , të rri brenda mureve të shtëpisë. Këto martesash na kanë kthyer 500 vite mbrapa. Unë e njihja si familje ishte shumë e mirë ,. Gruaja e dytë mundohej që të pajtohej që të ulte gjakrat. Hutra ishte njeri krejt ndryshe”, tha Vishaj në një intervistë për “Good morning Albanians” në Euronews Albania.

Vrasësi i tre grave të mërkurën në kryeqytet, kishte probleme skizofrenie siç tregoi Vishaj, pasi nuk pranonte atësinë e fëmijëve të tij.

“Ky asnjëherë nuk e pranonte që fëmija është i imi. Këto janë probleme të psiko-motorit që vuan ai sepse një mashkull të ngrejë dorë mbi një femër, jo mbi një, por mbi disa tregon që ka një lloj skizofrenie që hyn më shumë në ato raportet e psikopatisë, sepse një njeri normal që vjen mbas 20 vitesh burgimi dhe të riaktivizosh ato qeliza për të realizuar vepra penale të tilla, aq të rënda që prekin Shqipërinë, është e tmerrshme,” – u shpreh Vishaj.

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago