Categories: MAQEDONI

Grubi: Qytetarët nuk do të mbesin pa bukë, vetëm tre tregtarë kanë bojkotuar sot

Zv/kryeministri i parë, Artan Grubi në emisionin “Intervistë në SHENJA”, ka folur për temën aktuale atë të ngrirje së çmimit të bukës dhe bojkotit nga ana e disa tregtarëve. Ai tha se qytetarët nuk duhet të kenë frikë se do të mbesin pa bukë, ngase, sipas tij, bëhet fjalë vetëm për tre tregtar të mëdhenj dhe të cilët kanë vendosur qytetarët dhe të mos respektojnë ndihmën të cilën po ja japin organet qeveritare me para të taksapaguesve.

“Ne filluam të subvencionojmë rrymën për të gjitha furrat e bukës në mënyrë që çmimi i bukës të mos rritet, dhe përkundrazi në vend që të ulet ajo u rrit dhe kishte një diskprepancë të madhe nga çmimi i bukës në Tetovë, Strugë, Strumicë, nga ai në Shkup”, tha Artan Grubi.

Ai tha se ata që mbajhën monopolin në Shkup, vendosën që ta rrisin çmimin në shumë enorme dhe andaj kemi vendosur që ta ndalojmë subvencionimin dhe ta ngrimë çmimin e bukës.

“Sot e pamë që vetëm këta tre prodhues nuk kanë prodhuar bukë”, tha Grubi.

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago