Categories: MAQEDONI

Kabranov: “Grupi i zjarrit” gjithë kohën koketon me VMRO, cak i tyre nuk është Grubi por vetë Ali Ahmeti!

Zëvendëskryeministri i parë Grubi në emisionin debativ në televizionin Kanal 5, duke folur për miratimin e ndryshimeve të nevojshme kushtetuese dhe kuzhtëzimin që ua bënë atyre opozitarja VMRO-DPMNE, mes tjerash ka deklaruar se nëse opozita i jep mbështetje procesit të përparimit të rrugëtimit të vendit drejt BE-së, vendi pastaj mund të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Analisti politik Aco Kabranov thotë se opozitarja VMRO-DPMNE në vend se ta pranojë këtë sfidë dhe t’i ndihmojë edhe vetes edhe shtetit, që të ecë pa pengesa në rrugën drejt BE-së, ajo menjëherë e ka refuzuar këtë propozim me shpifje të reja në adresë të zëvendëskryeministrit të parë Artan Grubi.

“Mendoj se ata e kanë refuzuar menjëherë këtë propozim me shpifje të reja në adresë të Grubit. VMRO-DPMNE ashtu siç deklaronin eksponentët e saj publikisht se do të formojnë vetë Qeveri dhe se do të kenë 61 deputetë, ndërsa media të afërta me to raportonin se edhe Levica do të jetë në atë Qeveri, nuk besoj se mund të pranojnë një sfidë kaq të madhe dhe të rëndë. Edhe “Grupi i zjarrit” gjatë gjithë kohës po koketon me VMRO-DPMNE-në fshehurazi. Sulemt ndaj Grubit dhe Taravarit dhe akuzat për korrupsion edhe një fëmijë i është e qartë se janë të nxitura nga “Grupi i zjarrit”. Mexhiti dhe të tjerët e këtij Grubi gjatë gjithë kohës thonë se janë kundër Grubit, por unë mendoj se caku i tyre është Ali Ahmeti”, deklaroi Kabranov për PRESSonline.

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago