Categories: MAQEDONI

Atanasoski: Qeveri pa shqiptarët praktikisht e pamundur, deklarata e Nikollovskit populiste

Nënkryetari i VMRO-DPMNE-së Aleksandar Nikollovski, në paraqitjen e fundit televizive mes tjerash ka thënë se nëse partia e tij fiton 61 deputetë, mund të formojë lirish qeveri pa shqiptarët. Politikologu Blagojçe Atanasoski thotë se kjo në praktikë dhe realitet është praktikisht e pamundur.

“Në legjislacionin nominalisht kushtetues-juridik, kjo është e mundur dhe nuk cenon as Kushtetutën e as ligjin, por në praktikë dhe realitet tridhjetë vjet shtet është praktikisht e pamundur. Kjo deklaratë fatkeqe do të thosha është bërë për motive populiste, për të marrë sa më shumë vota maqedonase për këtë “politikë”, që në fund të jetë ftuar pa problem një partner koalicioni shqiptar. Këtë e di edhe zyrtari i lartë i opozitës. Por është për të ardhur keq për ata qytetarë, votues që u besojnë deklaratave të tilla dhe më pas heshtin, pavarësisht se ndodh e kundërta. Sa për ta përmendur, VMRO- DPMNE u betua në 2005 se nuk do të formohej një koalicion me ‘terroristët’, por nga viti 2008 deri në 2017 nuk kishte asnjë forcë të gjallë që mund t’i ndante. Me përjashtim të atij amerikan, në fund, sigurisht…”, deklaroi Atanasoski për PRESSonline.mk

Numëri dy i VMRO-DPMNE-së, Aleksandar Nikollovski ka deklaruar se: “Nëse fitojmë 61 deputetë nuk kemi obligime ndaj askujt, sepse ata i thyen të gjitha rregullat në këtë shtet dhe do të shohim nëse fare do të thërrasim prtner koalicioni. Nëse më thoni tani se duhet të ketë partner shqiptar të kolicionit, nuk ka nevojë të ketë partner shqiptar koalicioni, sepse ata i shkelën të gjitha rregullat”. Ky është vokabular i njëjtë që i përngjan atij të Gruevskit, e madje edhe më i vrazhdët.

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago