Categories: MAQEDONI

A do të përfundojë edhe Nikollovski njejtë si Gruevski që kërkonte 61 deputet kundër shqiptarëve

Pas deklaratave luftënxitëse që kanë ardhur tashmë disa ditë radhazi nga partia opozitare maqedonase, VMRO-DPMNE, nënkryetari i kësaj partie i njohur për fjalorin e tij përçarës dhe diskriminues, Aleksandar Nikolloski si i ftuar në Radio Lider ka deklaruar se VMRO-DPME-së i duhen me patjetër mbi 61 deputetë, për të eleminuar sipas tij totalisht faktorin shqiptar në politikbërje.

“VMRO-DPMNE duhet të arrijë më shumë se 61 deputetë për t’u pastruar nga struktura që kanë mbijetuar politikisht dhe të gjithë ata që kanë bërë gabime në vitet e kaluara të përfundojnë aty ku e kanë vendin – në gjykatë” tha Nikolloski.

Kjo deklaratë e tij vjen menjëherë pasi ditë më parë nga foltorja e parlamentit deklaroi se hyrja e të gjitha partive shqiptare në Qeveri, do të shkatërrojë themelet e funksionimit të shtetit të Maqedonisë, që sipas tij, bazohet nën modelin – dy parti politike në pushtet, dy në opozitë.

“Në Maqedoni jo rastësisht ekzistojnë parti të maqedonasve, shqiptarëve, serbëve, turqve, vllahëve, romëve. Shikoni rreth vetes dhe do të shihni kë e keni në koalicion. Kjo është kështu për shkak të balancit etnik me të cilin funksionon ky shtet. Ju nëse dëshironi mund të eksperimentoni, por ato eksperimente do të na çojnë në rrënimin e Maqedonisë siç e njohim sot. Eksperimente të një gjenerate para nesh na sollën në konflikt të armatosur në vitin 2001.

Kam frikë se eksperimentet që po i bëni tani, mund të na çojnë në një konflikt tjetër; dhe nëse në 2001 u ngritën shqiptarët, tani mund të ngritën maqedonasit. Mos e nënvlerësoni këtë që po ua them”, tha Nikollovski.

Kujtojmë se me fjalor luftënxitës dhe përçarës nga VMRO-DPMNE përveç Nikolloskit, dje është shprehur dhe deputeti Ilia Dimovski. Në një shkrim në rrjetet sociale, ai shkruan se “Maqedonasit nuk vendosin për asgjë në Republikën e Maqedonisë…”, duke nxitur kështu maqedonasit në urrejtje ndaj bashkëqytetarëve të tyre shqiptar, si dhe të komuniteteve tjera.

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago