Categories: MAQEDONI

BDI: “Shpicen komandanti” i madh Mickoski të përgjigjet: A ua ka ndaluar kryetarëve të tij të komunave të bashkëpunojnë me shqiptarë?

“Shpicen komandanti” i madh Mickoski me uniformë të maskuar dhe me kallashnikov  të zbrazur në një foto të dhënies së betimit para grave dhe fëmijëve, i shmanget përgjigjes së pyetjes konkrete: A u ka dhënë urdhër të qartë, të rreptë dhe të prerë kryetarëve të tij të komunave që të mos bashkëpunojnë me shqiptarë, të mos lëshojnë leje ndërtimi për kompanitë në pronësi të shqiptarëve dhe të mos legalizohen shtëpitë e shqiptarëve edhe pse i përmbushin kushtet ligjore.
“Shpicen komandanti” i madh Mickoski nga pozicioni i opozitës prodhoi më shumë skandale korrupsioni se sa kishte VMRO-ja kur ishte në pushtet.
“Shpicen komandanti” u kap me duart në mjaltë siç do të thoshte kryetarja e tij e komunës Danella Arsovska.
Por, shqetësimi ynë më i madh është akoma antishqiptarizmi në VMRO DPMNE, që lidershipi i mëparshëm i VMRO-së e tejkaloi, por Mickoski e riktheu në derë të madhe, me protestat kundër gjuhës shqipe, kundër shqiptarit kryetar të Kuvendit, me 27 prillin, me nxitjen e mostolerancës ndëretnike dhe me gënjeshtrat e tij të përditshme kundër shqiptarëve në pozita të larta.
Ai është në një garë të vdekur për antishqiptarizëm me Apasievin, i cili tashmë e ka tejkaluar me rejting.
Prandaj, kapacitetet e tij koalicionuese janë ZERO dhe tashmë tre herë gënjen anëtarët e tij se ka 61 deputetë, turpërohet para anëtarëve të tij dhe gjithë publikut përgjatë korridoreve të Kuvendit.
Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago