Categories: MAQEDONI

BDI: Organizata kriminale VMRO DPMNE e “shpicen komandant” Mickoskit është parti antishqiptare

Organizata kriminale e konfirmuar nga gjykata, VMRO DPMNE e Hristijan Mickoskit u shndërrua në nxitës të një narrativi antishqiptar në shoqërinë tonë dhe po garon me Levicën e Apasievit për sulme raciste.

Gordana Jankullovska, Mile Janakievski, Martin Protuger, Biljana Boshkovska, Elizabeta Çingarovska dhe shumë të tjerë, me një pohim publik para gjykatës e pranuan dhe vërtetuan se kjo VMRO DPMNE e Mickoskit është një organizatë kriminale dhe këtë gjykata e vulosi me aktgjykim.

VMRO DPMNE e Mickoskit është partia e vetme në vend të cilës gjykata i ka ngrirë të gjitha pasuritë për shkak të konfirmimit se është organizatë kriminale.

Në përpjekje për të fshehur këtë turp të madh, djali i graduar në mënyrë skandaloze nga babai i tij në universitet, Hristijan Mickoski, partneri ideologjik i Dodikut, Janshës, Orbanit dhe Apasievit, si dhe hidrobiznesmeni politik, bashkëpunëtori me ish-zëvendësit e tij dhe me elemente anti-NATO dhe anti-BE në shoqërinë tonë, po qendis një narrativ antishqiptar që t’i ngjajë Levicës së Apasievit dhe të përfitojë nga popullariteti i tij në qarqet ekstremiste.

Kryetarët e komunave të kësaj VMRO DPMNE të Mickoskit potencojnë se kanë udhëzime nga Mickoski, i njohur si “shpicen komandant”, që të mos lëshojnë vërtetime për legalizimin e shtëpive të shqiptarëve në komunat e tyre në përputhje me ligjin dhe nën asnjë kusht të mos angazhojnë kompani të shqiptarëve në komunat e tyre, si dhe të mos lëshojnë leje ndërtimi për shkak të politikave demografike raciste.

VMRO DPMNE e Mickoskit është sinonim i korrupsionit, bllokadës dhe pengmarrjes, këtë e vërtetoi Gjykata, pohimet e Danella Arsovskës, por edhe izolimi i plotë ndërkombëtar i kësaj VMRO DPMNE.

Korrupsioni më i madh është të mbash vendin dhe popullin tënd në izolim dhe në tensione të vazhdueshme ndëretnike.

Për më tepër, si “shpicen komandanti” Mickoski, ashtu edhe Apasiev, shqiptarët e tyre i shohin vetëm si qytetarë të varur, si qytetarë të dorës së dytë, shqiptarë që nuk lejohen të jenë në poste të larta shtetërore dhe ata që janë në ato pozita, menjëherë i sulmojnë me shpifje, gënjeshtra, trillime, pa asnjë fakt apo argument.

E vetmja foto që “shpicen komandanti” posedon dhe e ka publikuar me kallashnikov në duar, edhe pse i rrethuar nga gra dhe familje, është një mesazh për shqiptarët.

Kjo nuk kalon, nuk e përkrahin qytetarët, por as vetë anëtarët e VMRO DPMNE-së dhe nuk mund ta fshehin me shpifje të përditshme banale, gënjeshtra, trillime, konstruktione për të defokusuar opinionin nga vendimet e tyre si një parti antishqiptare, izoluese, e vetmuar dhe korruptive.

U bëjmë thirrje anëtarëve të VMRO DPMNE-së që të distancohen nga këto politika raciste dhe izoluese, anti-NATO dhe anti-BE të komandantit të lartë dhe ta largojnë partinë nga këto politika destruktive.

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago