Procedura e tërësishme për emetimin e euroobligacionit do të kryhet pas zbatimit të procedurave administrative, ku përfshihet edhe mendimi i ministrit të ri të Drejtësisë. Menjëherë pas përzgjedhjes së ministrit të ri të Drejtësisë do të realizohet ankandi i ri. Lidhur me këtë, bankat-axhente që ndërmjetësuan gjatë emetimit të euroobligacionit do t’i informojnë investitorët, të cilët në ankandin paraprak kishin 2.5 herë interes më të lartë në raport me vlerën e ofruar, si rezultat i besimit në politikat e mira ekonomike.
Sipas procedurës për përzgjedhjen e ministrave të rinj në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut, më datë 13 shkurt 2023, Kuvendi ka pranuar dorëheqjet e katër ministrave, ndër të cilët edhe të ministrit të Drejtësisë, ku u pranuan nga Kuvendi. Në mënyrë ligjore, për emetimin e euroobligacionit kërkohet mendimi i ministrit të Drejtësisë, i cili është një ndër ministrat që ka dorëzuar dorëheqje në Kuvend.
Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…
Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…
“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…
Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…
Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…