Categories: MAQEDONI

Në Parlament vazhdon debati për rikonstruimin e Qeverisë

Në Parlament sot në mesditë duhet të vazhdojë debati për rikonstruimin e Qeverisë, me çka në koalicionin qeveritar hyn Aleanca për shqiptarët, e cila ka tetë deputetë, ndërsa del Aletrnativa dhe Lidhja demokratike.

Deputetët nga pushteti në debatin në mbledhjen e djeshme kuvendore për shkarkim të ministrave nga Alternativa me fokus në rezultatet e arritura dhe rrugën evropiane të vendit, duke i hedhur poshtë tensionet e opozitës dhe kërkesat për zgjehdje. Deputetët nga VMRO-DPMNE, ndërkaq, me kërkesa të përsëritura për zgjedhje dhe akuza për korrupsion dhe krim dhe bisedime “pazar 3” për koalicionin e ri me Aleancën për Shqiptarët. Për kryeministrin Dimitar Kovaçevski, vendimi për dalje nga pushteti i Lidhjes Demokratike nuk paraqet kurfarë çrregullimi të stabilitetit të shumicës qeveritare, duke shtuar se është hapur mundësia për bashkëpunim me parti dhe deputetë të cilët janë për vazhdim të rrugës evropiane të vendit.

Deputetët dje dhe në pjesën e pasdites të vazhdimit të mbledhjes së 104-t të Kuvendit vazhduan me debatin për Propozimin për shkarkim të ministrave dhe zëvendësministrave nga Alternativa, përkatësisht për shkarkim të minitrit të Shëndetësisë, Bekim Sali.

Tani për tani është e paqartë deri kur do të zgjasë mbledhja për rikonstruim të Qeverisë, për shkak se sipas Rregullores së Kuvendit, për shkarkim të ministrave parashihet mbledhje për të cilën koha e diskutimit nuk është e kufizuar.

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago