31.8 C
Skopje

Veliaj për vdekjen e regjisores Berisha: Linde si dielli dhe mbete lart në qiell për të mos perënduar asnjëherë, do na mungosh shumë

Artistja e njohur shqiptare, Vjosa Berisha, ka ndërruar jetë sot (e enjte) në moshën 49-vjeçare.

Ajo ka qenë e diagnostikuar me kancer në vezore që një vit dhe po trajtohej jashtë vendit.

Vdekja e saj e parakohshme ka lënë të pikëlluar të gjithë, posaçërisht ata që e njohën nga afër.

Foto: Screenshot/Facebook

Për vdekjen e regjisores kosovare ka reaguar edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

“Linde si dielli dhe mbete lart në qiell për të mos perënduar asnjëherë”, ka thënë ai në një imazh përkrah të ndjerës të realizuar në Prishtinë.

“Do na mungosh shumë! Lamtumirë Vjosa jonë e dashur”, ka vazhduar më tej ai.

Konfirmimin për vdekjen e Berishës e ka bërë në rrjete sociale bashkëshorti i saj, Fatos Berisha.

Ndërkaq, detajet e tjera rreth ceremonisë së varrimit do të njoftohen në vazhdim. /Telegrafi/

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Translate »