13.8 C
Skopje

Trump rikthehet në Facebook, ish presidenti poston për herë të parë pas dy vjetësh


Ish-presidenti i SHBA, Donald Trump është rikthyer në rrjetet sociale Facebook dhe Instagram pas më shumë se dy vitesh. Ish kreu i Shtëpisë së Bardhë ka postuar në Facebook për herë të parë që nga 6 janari 2021, dita kur u shënuan sulmet ndaj kapitolit.

 

“U ktheva! më falni që ju kam lënë në pritje. ka qenë punë e komplikuar” – ka shkruar Trump krahas një video nga nata kur u zgjodh president.

 

Kthimi i Trump në Facebook rikthen aksesin e tij në rrjetet sociale në fillim të garës presidenciale të vitit 2024. Llogaritë e ish-presidentit në Facebook dhe Instagram ishin bllokuar dy vite më parë për tu riaktivizuar në fillim të muajit të kaluar.

 

Megjithëse Twitter ishte platforma e preferuar e ish-presidentit Trump në zgjedhjet e mëparshme, ai është mjaft popullor në Facebook dhe Instagram, ku numëron më shumë se 50 milionë ndjekës.

TË FUNDIT

KQZ certifikon 11 kandidatë për zgjedhjet e 23

Komisioni Qendror Zgjedhor në Kosovë ka certifikuar kandidatët të cilët do të marrin pjesë në zgjedhjet e 23 prillit të këtij viti në katër...

“Sylvinho ka vetëm 6 ditë punë”/ Hafizi në “Studio Sport”: Asllani dhe Bajrami nuk lihen në stol

Astrit Hafizi, ish-trajner i përfaqësues kuqezi mendon se presioni ndaj Sylvinhos për të kualifikuar në Europian përsa kohë, u ndërtua gabim strategjia për...

KRRE-ja vendosi: Nga mesnata çmime të reja të derivateve të naftës

Komisioni Rregullator për Energjetikë solli vendimin, me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht 0,23 %...

Shefja e diplomacisë shqiptare, Olta Xhaçka sot në Shkup

Ministrja për Evropë dhe Punë të Jashtme e Republikës së Shqipërisë, Olta Xhaçka sot do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Maqedoni të Veriut,...