Trump: Do të ketë shumë të vdekur, përgatituni për javën më të rrezikshme

714

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, u tha amerikanëve të përgatiten për javën më vdekjeprurëse nga koronavirusi, pasi vendi do të përballet me dy javët më kritike të pandemisë.

“Do të ketë shumë viktima”, tha Trump gjatë një konference para gazetarëve.

Ndryshe SHBA-ja qëndron në vendin e parë në botë për numrin më të lartë të të infektuarve nga virusi korona. 311,637 persona janë prekur dhe 8,454 kanë humbur jetën nga COVID-19. Ndërkohë, 14.828 janë shëruar.

Vendeve të goditura më rëndë si New Yorkut dhe Kalifornisë do t’ju mundësohen të gjitha mjetet e nevojshme dhe personeli ushtarak për të luftuar virusin.

Ekspertët mjekësor kanë paralajmëruar se deri në 240 mijë persona mund të humbin jetën nga kjo pandemi edhe nëse zbatohen masat e izolimit.