Tayna vetë-izolohet në shtëpinë e saj në Prizren pas kthimit nga Amerika

108

Këngëtarja e njohur shqiptare, Tayna, gjatë ditës së sotme është kthyer nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Kosovë, pasi atje qëndroi për disa ditë radhazi.

Ndonëse ishte së bashku me menaxherin e saj, Rinor Hykollin, dyshja duket se nuk kishin të njëjtin destinacion, derisa reperja kishte zgjedhur të vinte në Shkup e jo në Prishtinë.

Të paktën, kështu ka thënë menaxheri i saj në një prononcim për Telegrafin, pasi ky i fundit bashkë me këngëtarin Robert Berisha u futën në karantinë në konviktet e studentëve.

“Tayna nuk ka udhëtuar me neve, ajo ka udhëtuar ka Zvicra në Shkup, e më pas në Prizren”, ka thënë Rinor Hykolli për Telegrafin.

Me t’u kthyer në shtëpi, Doruntina Shala (emri i vërtetë i artistes) ka publikuar disa fotografi nga shtëpia e saj në InstaStory.

Ajo këtë kohë të pandemisë së coronavirusit duket se tani do e shfrytëzojë për të lexuar libra.

“Koha për të qëndruar në shtëpi, më në fund pak pushim dhe të lexojë të gjithë librat e mi të rinj”, ka shkruar ajo.