22.8 C
Skopje

Tayna dhe Azet më 30 qershor publikojnë duetin “Tequila”

Reperja e njohur shqiptare, Tayna edhe këtë vit mbetet ndër emrat më të suksesshëm dhe më të komentuar në estradë.

Ajo tashmë numëron hite te shumta dhe punën për projekte të reja nuk e ka në plan ta ndal, kjo sepse edhe së fundmi ka paralajmëruar fansat për një befasi.

Teksa ndau disa imazhe joshëse në Instagram ku shihet e veshur me shumë stil, reperja nga Prizreni la të kuptohet se një projekt i ri është rrugës.

Foto: Tayna/Instagram

E veshur me një këmishë të gjelbër, të kombinuar me të brendshme me të njëjtën ngjyrë, çantë dhe çizme të gjata, krijuesja e hitit “Qe qe” dukej tejet atraktive.

“Pesë mijë komente edhe nesër ju tregoj një lajm surprizë”, ka shkruar Tayna.

Foto: Tayna/Instagram

Por me të vërshuar komentet e fansave, reperja dha lajmin e shumëpritur për fansat duke zbuluar se më 30 qershor publikohet bashkëpunimi i radhës me reperin Azet.

“Më shumë se pesë mijë komente në më pak se një orë, kështu që po ju tregoj sot. 30 qershor bëhuni gati për “Tequila” me Azet”, ka shkruar Tayna në postim.

Foto: Tayna/Instagram

Kujtojmë që verën e vitit të kaluar dyshja sollën bashkëpunimin e parë “Ti harro”, që u prit mirë dhe numëron mbi 14 milionë klikime në YouTube.

Ndërkohë, aktualisht Tayna po shijon suksesin e projektit “Pare”, një bashkëpunim me Butrint Imerin dhe Mozzik. /Telegrafi/

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Po i injoroj të gjitha dhe po i hipi avionit – Abc News

schedule20:03 - 18 Gusht, 2022 Moderatorja simpatike, Bora Zemani, është vënë sërish në qendër të vëmendjes, këtë herë shkak është bërë një postim i saj...

“Kërkojmë dy budallenj”, gjobiten turistët që bënë sërf në Venecia dhe inatosën kryebashkiakun

schedule21:10 - 18 Gusht, 2022 Dy turistë që bënë sërf në Kanalin e Venecias, janë identifikuar, gjurmuar dhe gjobitur nga autoritetet në qytetin italian. Kryebashkiaku...
Translate »