16.8 C
Skopje

Takimet në Bruksel, gjithçka çka po ndodh përmes fotografive

Një ditë para takimit në Bruksel me shefin e diplomacisë së Bashkimit Evropian (BE), Josep Borrell, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuciq kanë zhvilluar takime të ndara me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg në Bruksel.

Pas takimit me Stoltenberg, Kurti u takua në Bruksel me të dërguarin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Ndërsa, sot pritet të zhvillohet takimi Kurti – Vuçiq me ndërmjetësim të shefit të diplomacisë së Bashkimit Evropian (BE), Josep Borrell, në Bruksel ku i pranishëm është edhe Miroslav Lajçak.

Më poshtë përmes fotografive shikoni disa nga momentet e takimeve të djeshme në Bruksel

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një konferencë për media me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, në Bruksel

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, në Bruksel

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë takimit me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, në Bruksel

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një konferencë për media me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, në Bruksel

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një konferencë për media me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, në Bruksel

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuciq para takimit me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg në Bruksel

I dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, gjatë takimit me kryeministrin Kurti ku i pranishëm ishte edhe përfaqësuesi special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak 

I dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar me përfaqësuesin special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Gazi rus derdhet në det/ Rrjedhje misterioze pranë Suedise e Danimarkës, dyshohet për sabotazh

Vendet europiane po hetojnë një rrjedhje të pashpjegueshme në dy gazsjellës rus që shtrihen nën detin Baltik pranë Suedisë dhe Danimarkës. Infrastrukturë kjo...

Shqipëria sot përballë Islandës; Broja, Asllani dhe Hysaj drejt stolit, ja formacioni i mundshëm

Kombëtarja shqiptare do të luajë sonte me Islandën në orën  20.45 minuta në stadiumin “Air Albania” në përballjen e fundit  të Ligës së...

Veliaj në Pragë, takon kryebashkiakun e Kievit, Vitali Kliçko: Do vazhdojmë të jemi një nga mbështetësit e palëkudur të Ukrainës

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, në një vizitë të tijën në Prage ka takuar kryebashkiakun e Kievit, Vitali Kliçko.   Në një postim në...

Bytyqi: Punë ka – të papunët duhet të rikualifikohen

“Nga viti 2011 deri më 2019 nga vendi ynë janë larguar 700.000 qytetarë ose cdo I katërti ka dalë jashtë vendit. Edhe pse ky...
Translate »