Shkëndija ia rras Vardarit 6 gola

116

Shkëndija ka demoluar Vardari me rezultatin e thellë 6:1, në duelin më interesant të xhiros së 24-të të në elitën e futbollit vendor. Zhbllokimi i rezultatit erdhi në minutën e 10-të kur Mirçevski shënon për epërsi 1:0 të Vardarit. Vendasit arritën të ruajnë epërsinë deri në minutën e 27-të, pasi Ramadani sjell simetri në rezultat. Në të 34-tën Shkëndija e sheh veten në epërsi, pasi Ibraimi nga pika e bardhë shënon për 2:1. 3 minuta pas fillimit të pjesës së dytë Ibraimi shfrytëzon një gabim të mbrojtjes së Vardarit dhe shënon golin e dytë për epërsi 3:1. Vazhdimi i takimi rezultoi të jetë fatal për vendasit, pasi kuqezinjtë shënuan edhe 3 herë të tjera me anë të Dorievit, Hebajt dhe Elezit për rezultatin final 6:1. Fiton edhe Shkupi, pasi mundi Sileksin me shifrat 3:1. Golat për bardhekaltrit e Çairit u shënuan nga Reginaldo, Diak dhe Abdul, ndërsa për Sileksin realizoi Karakamishev. Në ndeshjet tjera Makedonija Gjorçe Petrovi mundi 2:1 Renovën, Bellasica barazoi 1:1 me Rabotniçkin, ndërsa Akademia Pandevi mposhti Struga Trim Lumin me rezultatin minimal 1:0. Ndërkohë xhiroja e 24-të në elitën e futbollit vendor kompletohet të dielën me takimin Boreci – Pelisteri i cili do të zhvillohet nga 15:00.