31.8 C
Skopje

Sherr në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Mad Video Music Awards” në Athinë – lëndohet prezantuesja Roula Koromila dhe momenti kur largohet nga skena Helena Paparizou

Ditën e djeshme (e mërkurë) është zhvilluar ceremonia e ndarjes së çmimeve “Mad Video Music Awards”.

Ngjarja u mbajt në stadiumin “Tae Kwon Do”, me prezantues Themis Georgantas dhe Konnie Metaxa.

Fatkeqësisht nata e madhe muzikore – e cila u rikthye për të 19-in vit – u prish nga sherri mes Snikut dhe Light, i cili shkaktoi një shqetësim të madh te publiku që erdhi për të parë “Mad Video Music Awards”.

Foto: gr.hello magazine

Sherri i artistëve të lartpërmendur raportohet se nisi me rojet e sigurisë e që më pas shkaktoi kaos të madh në arenë.

Në këtë moment e pranishme në skenë ishte moderatorja Roula Koromila, e cila siç shihet në bazë të disa pamjeve ka lënduar këmbën.

Nga i njëjti event, u përfol edhe për një lëndim të lehtë të këngëtares Helena Paparizou, e që në një video të shpërndarë në rrjete sociale shihet e shqetësuar dhe e tronditur nga kjo ngjarje.

Avokati i kompanisë së saj diskografike tha se do të bëjë padi për fyerje dhe lëndim trupor.

Sidoqoftë, nuk është dhënë asnjë detaj tjetër më shumë në lidhje me këtë incident. /Telegrafi/

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Translate »