Rinumërimi i votave në Rrogozhinë, shpallet fitues kandidati i PS

Ka përfunduar rinumërimi i votave në Bashkinë e Rrogozhinës dhe rezultati mbetet e pandryshuar, me kandidatin e PS fitues.

Kandidati i PS, Edison Memolla ka marrë 5129 vota, ndërsa kandidati  i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Shkëlqim Hoxha ka marrë 5108 vota, duke ngushtuar diferencën nga 30 vota në 21 vota.

“Bashkë Fitojmë” kërkoi rinumërimin e votave duke pretenduar për parregullsi në numërim dhe po ashtu kërkoi që kutia e burgut të mos njihej.

Ndërkohë kujtojmë që po ashtu rinumërimi i votave në 3 qendra votimi në Elbasan, nuk solli asnjë gjë të re, ndërsa nesër pritet të rinumërohen votat edhe në Bashkinë e Belshit

TË FUNDIT

Mesjavë me aromë Championsi, spikat Napoli vs Real dhe Dortmund-Milan

Champions League rikthehet te martën dhe të mërkurën në Tring me duelet e dyta të fazës së grupeve.   Të martën spikat në mënyrë të...

Ademi: Opozita shqiptare, me urdhër të VMRO-së mbron monopolin e kazinove dhe bastoreve

Koordinatori i grupit parlamentar të BDI-së, Arbër Ademi përmes një press-konference tha se ligjin për kazinotë po e bllokon opozita shqiptare kryesuar nga VMRO-DPMNE. Ademi...

Ademi: Opozita po mbron interesin e kazinove, tash e dy vite ka bllokuar ligjin për lojra të fatit

Koordinatori i Bashkimit Demokratik për Integrim, Arbër Ademi në konferencë për media ka deklaruar se opozita shqiptare është shndërruar në megafon të opozitës maqedonase,...