Raketa e SpaceX niset me sukses në fluturimin historik

126

SpaceX, kompania private e anijeve kozmike e sipërmarrësit Elon Musk, lançoi të shtunën dy astronautët e NASA-s drejt orbitës nga shteti i Floridas në një mision historik.

Raketa Falcon 9 e SpaceX u ngrit nga Qendra Hapësinore ​​Kennedy në 15:22 sipas kohës lokale (19:22 sipas orës së Evropës Qendrore), duke ngjitur Bob Behnken dhe Doug Hurley në një udhëtim 19-orësh të destinuar për Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor.

NASA dhe prodhuesi privat i anijeve kozmike SpaceX shtyen lançimin e tyre hapësinor historik të mërkurën pasi kushtet e këqija të motit rrezikuan sigurinë e ekuipazhit.

Nisja ishte caktuar për në orën 16:43 pasdite sipas kohës lokale (20:43 sipas orës të Evropës Qendrore), por moti në Cape Canaaveral të Floridas ishte me shi të dendur, re dhe stuhi, që në fund prishi planet.

Administratori i NASA-s, Jim Bridenstine, konfirmoi në Twitter se lançimi do të shtyhej për të shtunën, duke theksuar se “siguria e anëtarëve tanë të ekuipazhit është “prioriteti kryesorë” i agjencisë.

“Ne do të përpiqemi, të provojmë përsëri #LaunchAmerica të shtunën me ngritje në ora 15:22 sipas kohës lokale (19:22 sipas orës të Evropës Qendrore)”, tha ai.

Kur të përfundojë, lançimi në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor nuk do të jetë vetëm një ngjarje që do të shënojë lançimin e parë të manovruar të SpaceX, por do të jetë anija e parë kozmike që do t’i çojë njerëzit në hapësirë. Kjo do të jetë gjithashtu hera e parë që astronautët dërgohen në hapësirën e sipërme nga SHBA pasi NASA përfundoi programin e saj në korrik 2011.

Lançimi mund të hapë një epokë të re ku kompanitë private, joqeveritare, i dërgojnë njerëzit në hapësirë.

Behnken dhe Hurley ishin ngarkuar në anije disa orë përpara nisjes.

Ata u dërguan në platformën e Tesla Model X, “SUV luxury”, të ndërtuara nga kompania e automjeteve elektrike, drejtor ekzekutiv i së cilës është Elon Musk. Ai është gjithashtu drejtor ekzekutiv edhe i SpaceX.

“Kjo është një ëndërr që bëhet realitet. Unë mendoj për veten dhe për të gjithë në SpaceX”, tha Musk disa orë para lançimit, duke shtuar: “Nëse dikush do të më thoshte në vitin 2002 se unë do të qëndroja këtu me administratorin e NASA-s, duke takuar astronautët, raketat dhe anijet kozmike në Pad 39A, platforma më e mirë në botë, është një nder që jem këtu, do të thoja, nuk e di se për çfarë po flet”.