OBSH-ja: Bota duhet të përgatitet për një sëmundje më vdekjeprurëse se COVID-19 – Telegrafi


Përgatituni për një sëmundje edhe më vdekjeprurëse se coronavirusi, ka paralajmëruar kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH).

Dr. Tedros Adhanom Ghebreyesus u kërkoi vendeve të kryejnë reformat e nevojshme për t’u përgatitur për pandeminë e ardhshme gjatë asamblesë vjetore të Kombeve të Bashkuara në Gjenevë.

Në nivel global, ka pasur pothuajse shtatë milionë vdekje të shkaktuara nga sëmundja, e cila ende po merr jetë çdo ditë pasi shkalla e vaksinimit ka rënë.

Ai këmbënguli se COVID-19 është ende një kërcënim, por jo i vetmi që bota mund të duhet të përballet, raporton metro.co.uk.

Megjithë ditët më të errëta të pandemisë janë mbaruar, Dr Ghebreyesus tha se e ardhmja do të ‘trokas’.

Pas përfundimit të statusit të urgjencës globale për virusin, ai theksoi se “ne nuk mund ta heqim këtë pengesë prej rrugës. Nëse ne nuk bëjmë ndryshimet që duhen bërë, atëherë kush do t’i bëjë? Dhe nëse nuk i bëjmë tani, atëherë kur? Kur të trokasë pandemia tjetër – dhe do të ndodhë – ne duhet të jemi gati të përgjigjemi me vendosmëri, kolektivisht dhe në mënyrë të barabartë”.

Asambleja vjetore dhjetë ditore Botërore e Shëndetit, e cila përkon me 75-vjetorin e OBSH-së, është vendosur të trajtojë sfidat globale të shëndetit, duke përfshirë pandemitë e ardhshme, çrrënjosjen e poliomielitit dhe hapat për të lehtësuar urgjencën shëndetësore të Ukrainës të shkaktuar nga lufta.

194 shtetet anëtare të OBSH-së tani po hartojnë një traktat pandemik, i cili do të miratohet në asamblenë e vitit të ardhshëm.

“Një angazhim nga kjo gjeneratë (për një marrëveshje pandemike) është i rëndësishëm, sepse ky brez e di se sa i tmerrshëm mund të ishte një virus i vogël”, shtoi Ghebreyesus.

Në të njëjtin takim, vendet miratuan një buxhet prej 6.83 miliardë dollarësh për 2024-2025 – një vendim që testoi angazhimet kombëtare për rregullimin e modelit të financimit, i cili shihej si shumë i vogël dhe tepër i varur nga donatorët.

Buxheti përfshin një rritje prej 20 për qind të tarifave të detyrueshme të shteteve anëtare. /Telegrafi/

TË FUNDIT

Van Basten i kërkon FIFA-s inkuadrimin e dy rregullave që do ta ndryshonin futbollin përgjithmonë – Telegrafi

Futbollisti legjendar holandez, Marco van Basten, i ka shkruar presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino, duke i kërkuar dy ndryshime të mëdha rregullore. Van Basten...

KFOR-i ndihmon Policinë e Kosovës të largojnë veturën e bllokuar nga protestuesit serbë në Zveçan

Një zyrtarë policor ka tentuar të dal me veturën e Policisë nga mes zona e sigurisë dhe protestuesve serbë, të cilët po vazhdojnë edhe...

Jenna Dewan zbulon se po planifikon të martohet me partnerin e saj, Steve Kazee – Telegrafi

Jenna Dewan konfirmoi se ajo kishte caktuar një vend për martesën e saj të ardhshme me Steve Kazee gjatë një interviste me Us Weekly. Këngëtarja...

Rinumërimi i votave në Rrogozhinë, shpallet fitues kandidati i PS

Ka përfunduar rinumërimi i votave në Bashkinë e Rrogozhinës dhe rezultati mbetet e pandryshuar, me kandidatin e PS fitues.Kandidati i PS, Edison Memolla ka...