Norvegji/ U vaksinuan me Pfizer, humbin jetën 23 persona pas dozës së parë

112

13 të moshuar kanë humbur jetën pasi morën vaksinën antiCOVID.

Një ngjarje e tillë ka bërë që zyrtarët norvegjezë të rishikojnë këshillat e tyre për të gjithë ata persona që marrin vaksinën anti-COVID.

Ndërkaq, bëhet me dije se në total 23 qytetarë kanë humbur jetën pasi morën vaksinën e Pfizer. Të gjitha rastet u shënuan tek pacientë në shtëpitë e të moshuarve, mbi moshën 80 vjeç.Efektet kryesore që kanë ndjerë personat para se të humbisnin jetën ishin ethe, të përziera dhe diarre.

“Nuk ka ndonjë lidhje të caktuar midis këtyre vdekjeve dhe vaksinës. Ajo që themi është se nëse keni pacientë shumë të dobët, shumë të sëmurë dhe që kanë një jetëgjatësi të shkurtër, duhet të bëni një vlerësim shtesë të përshtatshmërisë së vaksinimit të këtyre pacientëve”, u shpreh Steinar Madsen, mjeku kryesore i Agjencisë.

“Ekziston një mundësi që këto reaksione anësore të zakonshme, të cilat nuk janë të rrezikshme për pacientët më të rinj, mund të përkeqësojnë sëmundjet tek të moshuarit”,– tha Madsen.

“Ne nuk jemi të alarmuar për këtë, sepse këto janë dukuri shumë të rralla dhe ato ndodhën në pacientë shumë të dobët me sëmundje shumë të rënda”,- theksoi ai.

Në raportin që ka kryer Agjencia Norvegjeze e Barnave tha se një total prej 29 personash kishin pasur efekte anësore nga vaksinimi COVID-19, 21 gra dhe tetë burra. Në shtetin nordik më shumë se 30.000 persona janë vaksinuar në javët e fundit. Kujtojmë që në Norvegji është duke u aplikuar vaksina Pfizer.