16.8 C
Skopje

Një ditë para takimit Kurti -Vuçiq pas tensioneve në veri, flasin qytetarët e Mitrovicës

Edhe pse kanë kaluar 23 vjet nga përfundimi i luftës dhe 14 vjet nga shpallja e Pavarësisë së Kosovës, Mitrovica mbetet ende një qytet i ndarë dhe i tensioneve të vazhdueshme. 

Tensioni i fundit i cili ndodhi në veri të vendit ishte i datës 31 korrik ku Qeveria e Kosovës përmes një vendimi që solli për reciprocitet me Serbinë për çështjen e targave dhe letërnjoftimeve, bëri që pak orë para ekzekutimit të saj të karakterizohej me tensione të shumta. Kjo më pas bëri që të mblidhen krerët e shtetit në Presidencë me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në Kosovë, Jeff Hovenier dhe ta shtyjnë ekzekutimin e saj deri më 1 shtator, për të krijuar kohë për të dy palët deri në një dakordim.

Ndërkaq, nesër (e enjte) pritet të zhvillohet një takim në Bruksel i thirrur nga shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian (BE), Josep Borrell ku të ftuar janë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për të biseduar për të gjitha çështjet e hapura.

Në lidhje me këtë, Telegrafi ka qenë në veri të Mitrovicës për të folur me zëvendëskryesuesin e Kuvendit Komunal në veri të Mitrovicës, Skender Sadiku, si dhe qytetarët e saj.

Sadiku ka thënë se Kosova do të jetë para aktit final në arritjen e një marrëveshjeje dhe të relaksimit të të gjitha tensioneve në komunat e veriut të Kosovës.

“Shpresoj që jemi para aktit final dhe do të vij një marrëveshje”, u shpreh Sadiku.

Skender Sadiku, zëvendës kryesues i Kuvendit Komunal në veri të Mitrovicës /Foto: Ridvan Slivova

Sadiku shtoi se Mitrovicës dhe veriut të saj i duhet paqe, stabilitet dhe normalitet.

“Shpresoj që jemi para aktit final dhe do të vij një marrëveshje që do t’i relaksoj dhe tensionet e shprehura në komunat veriore. Në Mitrovicën veriore ku punoj jetoj dhe ku frekuentoj aktivitetet tona të përditshme i duhet paqe, stabilitet dhe normalitet. Që 23 viteve ka pas biseda dhe marrëveshje dhe shpresoj që të jetë akti final ku do ti kthehet normaliteti të gjitha komuniteteve”, tha Sadiku.

Ai u shpreh se politika duhet të kujtoj që në veri të vendit ka dhe komunitete tjera, jo vetëm shqiptarë dhe serb.

Sipas tij, Qeveria duhet ta dijë që qytetari në veri është duke u përballur me probleme elementare, siç është dhe përgatitja e fillimit të vitit të ri shkollor.

Zëvendës kryesuesi theksoi se është turp për Kuvendin Komunal në veri të Mitrovicës si dhe për Qeverinë e Kosovës që 1 shtatori ta gjej lagjen “Kodra e Minatorëve”, sërish me një shkollë kontejnerë.

Veriu i Mitrovicës /Foto: Ridvan Slivova/

“Politika po harron që këtu ka dhe komunitete tjera, romë, ashkali, goran egjiptian, të cilët edhe ata i kalojnë telashet që i kemi dhe ne. Po flas nga këndi i qytetarit, është tmerr pasi këtu jetojnë shtresa të ndryshme. Këtu nuk përmendet 1 shtatori por reciprociteti, d.m.th. gjëra banale.. Është për turp për këtë Kuvend Komunal por dhe për Qeverinë që në shekullin 21 të ekzistoj shkolla kontejnerë në Evropë, në Kodrën e Minatorëve. Ata fëmijë janë të traumatizuar, ata fëmijë nesër do t’i marrin të gjitha segmentet e jetës se si po i përgatisim”, tha Sadiku.

Ai po ashtu iu bëri apel krerëve të shtetit që ta vizitojnë Mitrovicën dhe veriun e vendit, e të shohin nga afër se si jetojnë ata.

“I bëj apel jo vetëm qeverisë por edhe presidentes që është nga Mitrovica që të sheh në çfarë gjendje jetojnë të gjitha komunitetet, dhe të jepet shpresë që do të bëhet mirë dhe t’i kthehemi normalitetit”, tha tutje ai.

Skender Sadiku, zëvendës kryesues i Kuvendit Komunal në veri të Mitrovicës /Foto: Ridvan Slivova/

Tutje shtoi se realiteti është i hidhur për të gjitha komunitetet.

“Ne jemi me stres postraumatik të para 23 viteve. Këto ditë priten tensione, është një tension në ajër i cili vërehet. Po flas nga mediat dhe psikozës që është krijuar. Nivel të lartë të kulturës e kanë treguar të gjitha komunitetet. Të gjithë janë të lodhur. Të gjithë duan një jetë të mirë edhe për fëmijët. Duam t’i zgjedhim problemet elementare. Para komunës nuk ka rrugë të mirë, dhe shpresojmë që një ditë të flasim për këto gjëra dhe ti zgjedhim këto probleme elementare që po përballet qytetari në veri. Asnjë zjarrfikës shqiptarë nuk punon në veri, nuk ka mjek në spital. Nuk duam që të politizohen të gjitha institucionet. Edhe kryeministri i Kosovës është kryeministri i të gjithëve. Rakiq është ministër i qeverisë Kurti dhe i bëj apel që ai të vij dhe të merret me problemet e komunitetit të kthimit”, u shpreh ai.

Sadiku beson se qyteti i Mitrovicës do të jetë qytet i cili do t’i kthehet perspektiva, qytet i minatorëve, i rokut, i sportit dhe jo qytet i problemeve apo i ndarjes.

“Qyteti i Mitrovicës do të jetë qytet i cili do ti kthehet perspektiva, qytet i minatorëve, i rokut, i sportit, jo si qytet i problemeve, qytet i ndarjes, por me vlerat që ka. Është absurditet që në gjithë botën ura bashkon, kurse tek ne ajo ndan”.

Veriu i Mitrovicës /Foto: Ridvan Slivova/

Alarmi i 31 korrikut, “qyteti fantazmë”

E sa i përket datës 31 korrik, ai tha se alarmi i ka stresuar.

Sadiku theksoi se janë ndezur dhe alarmet e autoambulancave, ndërsa për qytetin e veriut të Mitrovicës tha se u shndërrua në një “qytet fantazmë”.

“Edhe alarmi na ka stresu të gjithëve. Por ka qenë dhe një alarm tjetër, të autoambulancave që na ka traumatizuar të gjithëve. E kanë kryer një punë shumë të poshtër, është keqpërdor një automjet që të jep shenjë që dikush është i sëmurë. Atë ditë kam qenë nëpër terren, qyteti ka qenë fantazmë, familjarët i kanë tërheq në jug, serbët janë tërhequr në pjesët urbane dhe në pjesë që realisht kanë pritur që dikush të viktimizohet, nuk janë viktimizuar. Është treguar një pjekuri qytetare”, tha ai duke shtuar se shpreson që zgjidhja të vij sa më shpejt pasi siç u shpreh ai “parakushtet janë që të duhet të bashkëjetojmë”.

Qytetarët flasin për veriun dhe tensionet

Qytetari Fevzi Beqiri për Telegrafin tha se mjerisht që prej pas lufte Mitrovica gjithmonë ka pas probleme.

Fevzi Beqiri, qytetar /Foto: Ridvan Slivova/“Mjerisht prej paslufte ne gjithmonë kemi pas probleme. Kjo pjesë ka mbet në okupimin e forcave serbe. Ne nuk kemi asnjë të drejtë në atdheun tonë. Mjerisht kjo gjendje vazhdon të jetë kaotike. Dashuria për atdhe nuk njeh sakrifica. I kemi përballu, se kemi qenë si unik si lagje”, ka thënë Beqiri.

Edhe qytetari, Sinan Baliu nga jugu i Mitrovicës i cili është tregtar tha se në përgjithësi, nuk është mirë qysh ka qenë përpara.

Sinan Baliu, qytetar /Foto: Ridvan Slivova/

“Në përgjithësi nuk është mirë qysh ka qenë përpara. Tash për momentin kriza ka rrok gjithkund dhe ka mbet më keq, kjo pjesë e jona”, tha ai.

Njëjtë thotë edhe qytetari nga jugu i Mitrovicës, Bali Tahiri, i cili tha se jeta në Mitrovicë nuk është e mire.

E sa i përket alarmeve në veri të Mitrovicës tha se kjo ndodh për shkak të tensioneve të vazhdueshme.

Bali Tahiri, qytetar /Foto: Ridvan Slivova/

“Jeta në Mitrovicë nuk është e mirë, për shkak të situatës. Dhe ne jemi të shqetësuar nga kjo pjesë. Unë s’kam telashe…Ne me alarm jemi mësu. Kur e dëgjojmë alarmin e dimë që ka me pas diçka, jo ndonjë barrikada, jo diçka…jemi mësu”, tha ndër të tjera Tahiri. /Telegrafi/ 

Veriu i Mitrovicës /Foto: Ridvan Slivova/

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Polici i rrugores në gjendje të rëndë/ Arrestohet shoferja që e përplasi në tunelin e Elbasanit

Drejtuesja e automjetit që aksidentoi punonjësin e Policisë Rrugore në tunelin panoramik të Elbasanit është arrestuar në flagrancë.   Polici i rrugores i cili ndodhet në...

Gazi rus derdhet në det/ Rrjedhje misterioze pranë Suedise e Danimarkës, dyshohet për sabotazh

Vendet europiane po hetojnë një rrjedhje të pashpjegueshme në dy gazsjellës rus që shtrihen nën detin Baltik pranë Suedisë dhe Danimarkës. Infrastrukturë kjo...

Shqipëria sot përballë Islandës; Broja, Asllani dhe Hysaj drejt stolit, ja formacioni i mundshëm

Kombëtarja shqiptare do të luajë sonte me Islandën në orën  20.45 minuta në stadiumin “Air Albania” në përballjen e fundit  të Ligës së...

Veliaj në Pragë, takon kryebashkiakun e Kievit, Vitali Kliçko: Do vazhdojmë të jemi një nga mbështetësit e palëkudur të Ukrainës

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, në një vizitë të tijën në Prage ka takuar kryebashkiakun e Kievit, Vitali Kliçko.   Në një postim në...
Translate »