Nisin përgatitjet për shpalljen e gjendjes së krizës

44

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot ka mbajtur seancën e 22-të, me qëllim nisjen e proceduarave në përputhje me kërkesën e Këshillit për Siguri Kombëtare për shpallje të gjendjes së krizës në të gjithë territorin e vendit, për të menaxhuar në mënyrë më efikase krizën e shkaktuar nga pandemia COVID-19.

Në përputhje me Ligjin për Menaxhimin e Krizave, Qeveria miratoi vlerësimin për ndryshimin e vendimit për emërimin e anëtarëve të Grupit të Vlerësimit, duke emëruar Stojançe Angellov, ushtrues të detyrës së drejtorit të Qendrës së Menaxhimit të Krizave, si anëtarë i këtij grupi, si dhe emërimin e Bekim Maksutit, ushtrues detyre i drejtorit të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim.

Në seancën e sotme janë emëruar edhe anëtarët e Komitetit Drejtues për Koordinimin dhe Menaxhimin me Sistemin e Menaxhimit të Krizave, me të cilin gjithashtu do të drejtojë Stojançe Angelov.

Me vendimet e seancës së sotme është mundësuar nisja e procedurave për shpalljen e gjendjes së krizës nga ana e Qeverisë, me rekomandimin e dy institucioneve të lartpërmendura.