Në Gjevgjeli 12 policë nga Çekia të infektuar me COVID-19

60

Dymbëdhjetë shtetasit e huaj që u infektuan me Covid-19 në Gjevgjeli, janë policë nga Republika e Çekisë që punojnë për të siguruar kufirin Maqedoni e Veriut – Greqi.

Këtë për AIM e ka konfirmuar Ministria e Shëndetësisë.

“Sipas informacionit nga Instituti i Shëndetit Publik, këta janë policë nga Republika e Çekisë, të cilët punojnë në kufi. Të gjithë ata janë të izoluar në karantinë në motel/hotel Vardar”, theksojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Në Gjevgjeli deri më tani janë regjistruar 73 raste të COVID-19, prej të cilëve 46 janë aktive.