Ndërtesa 7-katëshe në Sydney përfshihet nga zjarri, i tërë qyteti mbulohet nga tymi i zi – evakuohen qindra persona – Telegrafi


Një zjarr i madh ka shpërthyer në qendër të Sydney, Australi, ku një ndërtesë e tërë është kapluar nga tymi i zi, e rrugët përreth saj janë mbyllur.

Siç raportojnë mediat australiane, zjarri filloi në ndërtesën 7-katëshe në Sary Hills, në qendër të qytetit australian, transmeton Telegrafi.

Qindra persona janë evakuuar, kurse fasada e ndërtesës ka filluar të bie në trotuar. Mediat australiane janë duke transmetuar drejtpërdrejt shuarjen e zjarrit në Sydney.

Policia dhe zjarrfikësit kanë paralajmëruar qytetarët që të qëndrojnë sa më larg vendit ku ka shpërthyer zjarri.

Në fakt, zjarri shpërtheu në katin e tretë të ndërtesës dhe më pas u zgjerua në tërë objektin, siç edhe mund të shihet nga filmimet e realizuara nga ajri.

“Nga çdo dritare po del zjarr, sigurisht zjarri më i madh që e kam parë në jetë”, ishte një nga komentet e shumta të qytetarëve të këtij qyteti të Australisë. /Telegrafi/

TË FUNDIT

Rinumërimi i votave në Rrogozhinë, shpallet fitues kandidati i PS

Ka përfunduar rinumërimi i votave në Bashkinë e Rrogozhinës dhe rezultati mbetet e pandryshuar, me kandidatin e PS fitues.Kandidati i PS, Edison Memolla ka...

Njohësit e marrëdhënieve ndërkombëtare shprehen skeptikë. A do t’i dëgjojë Kurti kërkesat e Escobarit e Lajçakut?!

Gjatë kësaj të hëne në një vizitë zyrtarë do të qëndrojnë i dërguari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel...

Kush e inicioi arrestimin e artistëve në Bujanoc? – Pse po përmendet Shqiprim Arifi?

Sonte u raportua për arrestimin e drejtorit të Shtëpisë së Kulturës në Bujanoc dhe producentit e aktorit Gani Veseli. Ata pas arrestimit u morën...

Arrihet ujdia në BE për azilkërkuesit

Pas disa orësh bisedimesh në takimin e Luksemburgut, ministrat e brendshëm të BE-së i dhanë dritën jeshile reformës së zgjeruar të procedurës së...