Musliu: Rrahëm gjoksin për BE-në, ndërsa nuk i marrim parasysh sjelljet evropiane

65

“Në vendin tonë, faza përgatitore e regjistrimit është shumë e vështirë. Të gjithë u varrosën në llogore dhe nuk ndryshuan pikëpamjet e tyre. Ne mjaft rrahëm gjoksin për BE-në, ndërsa nuk i marrim parasysh sjelljet evropiane”, tha analisti politik Albert Musliu.

Sipas tij, nuk është problem që regjistrimi të jetë elektronik dhe nuk do të kushtojë shumë.

“Regjistrimi është i rëndësishëm për të ditur se sa banorë kemi, sepse në nivelin lokal duhet të bëhen programe, nga të cilat duhet të përfitojmë.

Është për të ardhur keq që në disa shkolla të mesme në komuna ka 10 nxënës, ndërsa në të tjerët ka 40 dhe kjo është rezultat i migrimit. Nuk është diçka që do të habisë politikanët tanë”, tha Musliu.