31.8 C
Skopje

Menaxhmenti i Tuiterit rekomandoi që kompania t’i shitet Maskut

Menaxhmenti e Tuiterit në mënyrë unanime rekomandoi që aksionarët të miratojnë shitjen e propozuar të kompanisë për 44 miliardë dollarë gjeniut amerikan Elon Mask, thuhet në dokumentin e dorëzuar sot tek autoritetet amerikane.

Themeluesi i “Teslla” dhe “Spejs Iks” dhe njeriu më i pasur në botë, në takimin virtual të javës së kaluar me punonjësit në Tuiter, përsëriti se dëshiron të reduktojë numrin e punëtorëve.

Aksionet e Tuiterit sot shënuan rritje për rreth 3 për qind, në 38,98 dollarë, që është më pak se 54, 20 dollarë për një aksion aq sa ofron Mask. Aksionet e kompanisë në këtë nivel herën e fundit ishin më 5 prill, kur Tuiteri i ofroi Maskut vend në Bordin Ekzekutiv, përpara se ai të ofrojë të blejë të gjithë Tuiterin.

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Translate »