Mehaj pret në takim komandantin e Gardës Kombëtare të Iowa-s, Gjeneral Major Ben Corell

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka pritur sot në takim komandantin e Gardës Kombëtare të IOWA-s, nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Gjeneral major Ben Corell.

Sipas njoftimit, në takim u diskutua rreth situatës së sigurisë, lidhur me zhvillimet brenda Ministrisë së Mbrojtjes dhe me punën që është duke u bërë për të arritur përmbushjen e objektivave  strategjike, të cilat janë në funksion të plotë të zhvillimit dhe forcimit të ushtrisë së Kosovës.

“Gjithashtu u theksua se bashkëpunimi i kultivuar me Gardën Kombëtare të IOWA-s, është ndërtuar falë angazhimit, përkushtimit dhe besimit të dyanshëm”, thuhet në komunikatën për media të ministrisë.

“Ky bashkëpunim është vlerësuar lartë edhe nga Gjeneral Corell, i cili shprehu bindjen se të ky bashkëpunim do të thellohet edhe më tutje”.

Tutje, thuhet se në fund të këtij takimi, Mehaj falënderoi Gjeneral Correll për bashkëpunimin dhe mbështetjen e ofruar nga Garda Kombëtare e IOWA-s për më shumë së një dekadë. /Telegrafi/

TË FUNDIT

Mesjavë me aromë Championsi, spikat Napoli vs Real dhe Dortmund-Milan

Champions League rikthehet te martën dhe të mërkurën në Tring me duelet e dyta të fazës së grupeve.   Të martën spikat në mënyrë të...

Ademi: Opozita shqiptare, me urdhër të VMRO-së mbron monopolin e kazinove dhe bastoreve

Koordinatori i grupit parlamentar të BDI-së, Arbër Ademi përmes një press-konference tha se ligjin për kazinotë po e bllokon opozita shqiptare kryesuar nga VMRO-DPMNE. Ademi...

Ademi: Opozita po mbron interesin e kazinove, tash e dy vite ka bllokuar ligjin për lojra të fatit

Koordinatori i Bashkimit Demokratik për Integrim, Arbër Ademi në konferencë për media ka deklaruar se opozita shqiptare është shndërruar në megafon të opozitës maqedonase,...