31.8 C
Skopje

Mbi dy milionë klikime në një ditë për këngën e re të Butrintit, Taynës dhe Mozzikut

Butrint Imeri, Tayna dhe Mozzik vetëm një ditë më parë sollën projektin e ri muzikor.

Bëhet fjalë për një bashkëpunim të tyre të quajtur “Pare”, që erdhi i kompletuar edhe me videoklip.

Kënga u prit jashtëzakonisht mirë nga publiku dhe vetëm për një kohë të shkurtër kaloi shifrën e mbi dy milionë klikimeve në platformën YouTube.

Foto: Screenshot/YouTube

Krahas YouTube, ky projekt është pëlqyer dhe u bë trend’ edhe jashtë trojeve shqiptare.

Për shumë nga ndjekësit e yjeve, kënga është cilësuar si një hit që do të na shoqërojë gjithë verës.

Një tjetër këngë që u publikua në po të njëjtën ditë me tre artistët është “Heart attack” nga Noizy dhe Loredana.

Edhe kjo këngë ka grumbulluar mbi dy milionë klikime në kanalin zyrtar, YouTube.

Në estradë pritet të lansohen edhe një sërë bashkëpunimesh tjera. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=qhrdHl1LZH4

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Translate »