16.8 C
Skopje

Marrin fund kolonat në kufi, s’ka pritje të gjata as në Merdarë

Për shkak të numrit të madh të bashkatdhetarëve që erdhën në Kosovë për t’i kaluar pushimet, për ditë me radhë kishte pritje të gjata nëpër pikat kufitare, në hyrje e në dalje.

Në disa raste pritjet shkonin deri në pesë orë, veçanërisht në pikat kufitare Merdar dhe Dheu i Bardhë.

E me përfundimin e sezonës së verës, edhe fluksi i njerëzve të cilët hyjnë e dalin nëpër pikat kufitare ka rënë.

Kështu, sipas të dhënave të Qendrës për Menaxhimin Kufitar, pritjet tani në Merdar për të dalë nga Kosova janë 20 deri në gjysmë ore, ndërsa për të hyrë jo më shumë se pesë minuta.

Në kë pikë kufitare kolonat janë 70-80 metra.

Ndërkohë, kolona të gjata nuk ka as në pikat tjera kufitare, ku pritjet janë deri në 10 minuta si në hyrje ashtu edhe në dalje.

Përjashtim këtu bënë vetëm pika kufitare në Muçibabë ku pritjet janë deri në 20 minuta për të dalë dhe 5-10 për të hyrë në Kosovë. /Telegrafi/

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Polici i rrugores në gjendje të rëndë/ Arrestohet shoferja që e përplasi në tunelin e Elbasanit

Drejtuesja e automjetit që aksidentoi punonjësin e Policisë Rrugore në tunelin panoramik të Elbasanit është arrestuar në flagrancë.   Polici i rrugores i cili ndodhet në...

Gazi rus derdhet në det/ Rrjedhje misterioze pranë Suedise e Danimarkës, dyshohet për sabotazh

Vendet europiane po hetojnë një rrjedhje të pashpjegueshme në dy gazsjellës rus që shtrihen nën detin Baltik pranë Suedisë dhe Danimarkës. Infrastrukturë kjo...

Shqipëria sot përballë Islandës; Broja, Asllani dhe Hysaj drejt stolit, ja formacioni i mundshëm

Kombëtarja shqiptare do të luajë sonte me Islandën në orën  20.45 minuta në stadiumin “Air Albania” në përballjen e fundit  të Ligës së...

Veliaj në Pragë, takon kryebashkiakun e Kievit, Vitali Kliçko: Do vazhdojmë të jemi një nga mbështetësit e palëkudur të Ukrainës

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, në një vizitë të tijën në Prage ka takuar kryebashkiakun e Kievit, Vitali Kliçko.   Në një postim në...
Translate »