22.8 C
Skopje

Kryeparlamentari Xhaferi për vizitë në Itali

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, sot dhe nesër të qëndrojë në vizitë pune në Republikën Italiane, me ftesë të homologut të tij, Kryetarit të Dhomës së Deputetëve të Republikës Italiane, Roberto Fiko.

Vizita realizohet me rastin e nënshkrimit të Protokollit për bashkëpunim parlamentar ndërmjet Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Dhomës së Deputetëve të Republikës Italiane, që u iniciua nga Kryetari i Parlamenti Italian gjatë vizitës së tij në vend muajin e kaluar., kumtoi kabineti i Xhaferit

Me Protokollin parashikohet bashkëpunim i përforcuar dhe i thelluar ndërmjet dy parlamenteve në nivel të kryetarëve, deputetëve, grupeve parlamentare të bashkëpunimit, komisioneve, sekretarëve të përgjithshëm dhe shërbimeve të dy parlamenteve. Me anë të mënyrave të diplomacisë parlamentare, Protokolli do të mundësojë këmbim të përvojave të praktikës parlamentare, përgatitje të pozicioneve në forumet ndërkombëtare parlamentare për çështje me rëndësi fondamentale dhe për çështje të integrimit evropian të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Gjatë vizitës, krahas takimit me Kryetarin e Dhomës së Deputetëve, Kryetari Xhaferi do të takohet edhe me Kryetaren e Senatit të Republikës Italiane, Maria Elizabeta Kazellati.

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Po i injoroj të gjitha dhe po i hipi avionit – Abc News

schedule20:03 - 18 Gusht, 2022 Moderatorja simpatike, Bora Zemani, është vënë sërish në qendër të vëmendjes, këtë herë shkak është bërë një postim i saj...

“Kërkojmë dy budallenj”, gjobiten turistët që bënë sërf në Venecia dhe inatosën kryebashkiakun

schedule21:10 - 18 Gusht, 2022 Dy turistë që bënë sërf në Kanalin e Venecias, janë identifikuar, gjurmuar dhe gjobitur nga autoritetet në qytetin italian. Kryebashkiaku...
Translate »