Keqpërdorim i kartelave bankare, arrestohen dhjetë persona të cilët dëmtuan me mijëra euro bankat në Kosovë



Autori: Gazeta inFokus


10:57 | 19 September 2023

Policia e Kosovës ka arrestuar sot 10 persona, të dyshuar për përfshirje në veprat penale ‘lëshimi i çeqeve pa mbulesë ose të rremë dhe keqpërdorimi i kartelave të bankës apo të kreditit’ dhe ‘hyrje në sistemet kompjuterike’.

Policia e Kosovës njofton se ka kryer kontrolle në 14 lokacione në qytetet: Prishtinë, Gjilan, Ferizaj, Kaçanik, Drenas, Suharekë dhe Deçan, me ç’rast edhe ka arrestuar të dyshuarit, transmeton Telegrafi.

“Gjatë operacionit policor të sotëm janë arrestuar 10 të dyshuar nën dyshimin se janë përfshirë në veprat penale: ‘lëshimi i çeqeve pa mbulesë ose të rremë dhe keqpërdorimi i kartelave të bankës apo të kreditit’ dhe ‘hyrje në sistemet kompjuterike’. Të dyshuarit, në bashkëveprim me njëri-tjetrin, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete apo për personin tjetër, kanë përdorur kartelat bankare pa autorizim duke bërë transaksione, tërheqje të parave nga bankomatët dhe blerje të gjësendeve të ndryshme, me kartela bankare të cilat kanë arritur në forma të ndryshme t’i komprometojnë”, bën të ditur Policia.

Tutje, në njoftim thuhet se në këtë rast janë dëmtuar institucionet financiare (bankat) në Kosovë me mijëra euro.

Policia ka sekuestruar prova të ndryshme relevante, përfshirë kompjuterë, telefona celularë, USB, kartela bankare, dokumente, si dhe tre armë dhe municion.

Rasti është duke u trajtuar në koordinim me Prokurorinë e Shtetit.



TË FUNDIT

Mesjavë me aromë Championsi, spikat Napoli vs Real dhe Dortmund-Milan

Champions League rikthehet te martën dhe të mërkurën në Tring me duelet e dyta të fazës së grupeve.   Të martën spikat në mënyrë të...

Ademi: Opozita shqiptare, me urdhër të VMRO-së mbron monopolin e kazinove dhe bastoreve

Koordinatori i grupit parlamentar të BDI-së, Arbër Ademi përmes një press-konference tha se ligjin për kazinotë po e bllokon opozita shqiptare kryesuar nga VMRO-DPMNE. Ademi...

Ademi: Opozita po mbron interesin e kazinove, tash e dy vite ka bllokuar ligjin për lojra të fatit

Koordinatori i Bashkimit Demokratik për Integrim, Arbër Ademi në konferencë për media ka deklaruar se opozita shqiptare është shndërruar në megafon të opozitës maqedonase,...

Shqipëri, merren në mbrojtje dy prokurore

Mbrojta ndaj prokurores Musabelli dhe Selimit, që ende e ka statusin e magjistrates, ka ardhur pas rrëfimit të të penduarit të drejtësisë, Artan Tafani,...