31.8 C
Skopje

Karrige për deputetët! Sektori publik nis protestën para Kuvendit, kërkohet rritje e pagave

Të punësuarit në sektorin publik kanë nisur protestën para Kuvendit, përcjell TV21. Në mënyrë simbolike janë vendosur disa karrige të cilat, sipas protestuesve përfaqësojnë deputetët që rrinë në Kuvend, ndërsa me këtë prej tyre kërkohet ta votojnë amendamentin që e propozoi Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë për rritje lineare të rrogave për 2.806 denarë.

Në takimin e djeshëm mes Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë dhe përfaqësuesve të Qeverisë nuk u arrit marrëveshje për rritjen e rrogave.

Protesta e LSM-së do të zgjasë deri në orën 14. Për këtë arsye, do të ketë edhe regjim të posaçëm të komunikacionit.

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Translate »