Kapacitetet spitalore, Vetëm edhe 80 shtretër janë të lirë

31

Edhe 37 pacientë të sëmurë nga virusi korona u shtruan në spitalet e Shkupit gjatë 24 orëve të fundit. Posa u lëshua në përdorim Klinika e Gastros si qendër për Kovid, dje gjatë ditës u shtruan 17 pacientë.

Nga Ministria e Shëndetësisë (MSH) njoftojnë se në të gjitha spitalet e vendit edhe 80 shtretër janë të lirë. Aktualisht, në kushte spitalore kurohen mbi 1,100 pacientë, apo 6,2% e të sëmurëve me CoVid-19.