“Jemi thellësisht të shqetësuar për situatën në veri”, Lajçak përmend sërish tri kërkesat drejtuar Kurtit

I dërguari i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak sërish sot ka përmendur tri kërkesat për Qeverinë Kurti lidhur me situatën e tensionuar në veri.

Lajçak në një postim në Twitter shkruan se janë thellësisht të shqetësuar për situatën në veri, derisa ka bërë thirrje për zgjedhje të parakohshme në komunat në veri dhe pjesëmarrje të serbëve.

“I dërguari amerikan, Escobar dhe unë u takuam me kryeministrin Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi.Jemi thellësisht të shqetësuar për situatën në veri dhe bëjmë thirrje për shtensionim të menjëhershëm në terren, zgjedhje të parakohshme me pjesëmarrjen e serbëve të Kosovës dhe kthim në dialogun për normalizim”, shkruan Lajçak.

Ndryshe, të hënën për vizitë në Kosovë erdhën Lajçak dhe i dërguari amerikan, Gabriel Escobar për të disktuar rreth situatës aktuale dhe për të gjetur zgjidhje për tejkalimin e tensioneve në veri.

Lajçak e Escobar do të takohen sot edhe me presidenten Vjosa Osmani.

 

TË FUNDIT

Ademi: Opozita shqiptare, me urdhër të VMRO-së mbron monopolin e kazinove dhe bastoreve

Koordinatori i grupit parlamentar të BDI-së, Arbër Ademi përmes një press-konference tha se ligjin për kazinotë po e bllokon opozita shqiptare kryesuar nga VMRO-DPMNE. Ademi...

Ademi: Opozita po mbron interesin e kazinove, tash e dy vite ka bllokuar ligjin për lojra të fatit

Koordinatori i Bashkimit Demokratik për Integrim, Arbër Ademi në konferencë për media ka deklaruar se opozita shqiptare është shndërruar në megafon të opozitës maqedonase,...

Shqipëri, merren në mbrojtje dy prokurore

Mbrojta ndaj prokurores Musabelli dhe Selimit, që ende e ka statusin e magjistrates, ka ardhur pas rrëfimit të të penduarit të drejtësisë, Artan Tafani,...

Roma rikthehet tek fitorja, Atalanta shpërdoron ndaj Juventusit

Roma mundi Frosinonen në javën e 7 të Serie A duke marrë frymë thellë, të paktën për momentin, nga luhatjet e mëdha në...