Hulumtimi i CNN/ Pse qindra kubanezë po luftojnë për Rusinë në Ukrainë?


Rusia ka rekrutuar ushtarë të shtetësive të ndryshme për të luftuar krah saj në betejën me Ukrainën. Në mesin e të rekrutuarve janë dhe qindra kubanezë, të cilët kanë zgjedhur të luftojnë për Rusinë. Por pse kjo zgjedhje?

 

CNN hulumton se nuk është çështje humanizmi, por tentativë dhe sakrificë për një jetë më të mirë.  Atyre iu është premtuar para dhe shtetësi ruse nga rekrutuesit e fshehtë në internet. Kjo konfirmohet edhe nga vetë familjarët e të rekrutuarve.

 

Në pjesën më të madhe të Kubës, ekonomia duket se ka ndaluar së zhvilluari, teksa ishulli i drejtuar nga komunistët tërhiqet nga rënia e mprehtë e turizmit, rritja e inflacionit dhe ripërtëritja e sanksioneve të SHBA.

 

Në vende si Santa Clara, një qytet me rreth 250,000 njerëz, me më shumë kuaj dhe karroca në rrugë sesa makina, pakënaqësia e burrave nga kushtet ekonomike dukej të kishte kapluar të gjithë zonën. I tillë është dhe rasti i trajtuar nga CNN, Miguel, në korrik udhëtoi për në Rusi dhe menjëherë pas kësaj ishte në vijën e parë të luftës me Ukrainën. Kështu rrëfen nëna e tij, Cecilia.

 

“Djali im bënte rreth 2000 pesos në muaj”, tha ajo. “Nuk mund të blesh një kuti vezë me të tani. Ai thjesht donte të na siguronte një jetë më të mirë.”

 

Cecilia tha se kishte frikë nga hakmarrjet ruse ndaj djalit të saj dhe i kërkoi CNN të mos identifikonte asnjërin prej tyre dhe të përdorte pseudonime në vend të emrave të tyre të vërtetë.

TË FUNDIT

Mesjavë me aromë Championsi, spikat Napoli vs Real dhe Dortmund-Milan

Champions League rikthehet te martën dhe të mërkurën në Tring me duelet e dyta të fazës së grupeve.   Të martën spikat në mënyrë të...

Ademi: Opozita shqiptare, me urdhër të VMRO-së mbron monopolin e kazinove dhe bastoreve

Koordinatori i grupit parlamentar të BDI-së, Arbër Ademi përmes një press-konference tha se ligjin për kazinotë po e bllokon opozita shqiptare kryesuar nga VMRO-DPMNE. Ademi...

Ademi: Opozita po mbron interesin e kazinove, tash e dy vite ka bllokuar ligjin për lojra të fatit

Koordinatori i Bashkimit Demokratik për Integrim, Arbër Ademi në konferencë për media ka deklaruar se opozita shqiptare është shndërruar në megafon të opozitës maqedonase,...