Mbetemi të përkushtuar në rritjen e pagave me qëllim të përmirësimit të standardit të jetës së qytetarëve. Në krahasim me muajin prill të vitit të kaluar, pagën mesatare neto e kemi rritur për 3.087 denarë, përkatësisht për 10,9%. Krahas të gjitha sfidave me të cilat përballemi, pagat dhe pensionet do të vazhdojnë të rriten, theksojnë kështu nga Qeveria, ndërkohë që zëvendës kryeministri i parë Grubi shkruan se rritja e vazhdueshme e pagave dhe pensioneve do të jetë synim i Qeverisë
Dallimi nga muaji Prill i vitit të kaluar dhe i këtij viti në pagën mesatare neto është 3.087 denarë më shumë ose 10.9%.
Kjo nuk do të ndalojë me kaq, pasiqë krahas shumë sfidave që përballemi jo vetëm ne por edhe mbarë globi, rritja e vazhdueshme e pagave dhe pensioneve do të jetë synim i Qeverisë.
Qytetarët janë destinacioni ku ne e drejtojmë buxhetin, për një mirëqenie më të mirë duke u përkushtuar në ngritjen e standardit të të gjithë neve.
Shifrat e përshkruara në grafikone tregojnë qartë përkushtimin tonë.
https://www.facebook.com/ArtanGrubi/posts/pfbid034Jr8GAXpbxgW9NvsmNtcqrnXqhc35GhMELbbRtcEioaBPFjvV4QLow19cNEKRTJql