8.8 C
Skopje

Gazi rus derdhet në det/ Rrjedhje misterioze pranë Suedise e Danimarkës, dyshohet për sabotazh


Vendet europiane po hetojnë një rrjedhje të pashpjegueshme në dy gazsjellës rus që shtrihen nën detin Baltik pranë Suedisë dhe Danimarkës. Infrastrukturë kjo që qëndron në zemër të një krize energjie që nga pushtimi rus i Ukrainës. Ekspertët por dhe vetë Rusia që e ka ndërtuar rrjetin thonë se mundësia e sabotazhit nuk mund të përjashtohet.

 

Autoriteti detar i Suedisë ka lëshuar një paralajmërim për dy rrjedhje në gazjellësin “Nord Stream 1”, pak pasi u zbulua një rrjedhje në “Nord Stream 2” gjë që e bëri Danimarkën të kufizonte transportin në një rreze prej pesë miljesh detare.

 

Të dy gazsjellësit kanë qenë në qendër të një lufte të përshkallëzuar energjetike midis kryeqyteteve evropiane dhe Moskës.

 

“Ka disa shenja se mund të bëhet fjalë për dëmtim të qëllimshëm,” tha një burim evropian i sigurisë, ndërsa shtoi se ishte ende herët për të nxjerrë konkluzione. Edhe Rusia tha se rrjedhja ne gazsjellës është shkak për shqetësim dhe sabotazhi është një pistë e mundshme.

 

“Asnjë alternativë nuk mund të përjashtohet në këtë moment,” tha zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov.

 

Asnjë nga gazsjellësit nuk po transportonte gaz për në Europë në kohën e verifikimit të rrjedhjeve, por incidentet do të dëmtonin çdo pritshmëri të mbetur që Europa do të marrë gaz nga “Nord Stream 1” para dimrit.

 

“Shkatërrimi që ndodhi në të njëjtën ditë njëkohësisht i 3 segmenteve të gazsjellësit të sistemit “Nord Stream” është i paprecedent” tha edhe operator i rrjetit.

 

Ndërkohë kompania që menaxhon gazsjellësit ka deklaruar se për momentin është e pamundur përllogaritet koha kur ata do të jenë sërish operativë.

TË FUNDIT

“Jo azil emigrantëve shqiptarë”/ Ministri i Emigracionit në Britani: Vijnë nga një vend i sigurt 

Pas shumë diskutimeve për emigrantët e paligjshëm, Anglia mund të ndalojë shqiptarët që të kërkojnë azil. Ministri i Emigracionit Robert Jenrick deklaroi se...

Dhëndri masakron me thikë vjehrrin dhe kunatin në Vlorë

Një sherr Brenda familjes coi në plagosjen e dy personave në Vlorë mbrëmjen e kësaj të diele.   Xhevdet Braushi, 62 vjeç dhe djali i tij...

Franca dhuron spektakël dhe kalon në çerekfinale, show i Mbappe

Franca vazhdon misionin duke mposhtur Poloninë 3 me 1 e duke siguruar një biletë për në cerëkfinale të Kupës së Botës. Gjelat e nisën...

Anglia likujdon Senegalin; tani supersfida me Francën në çerekfinale

Anglia fitoi lehtësisht 3-0 ndaj Senegalit dhe siguroi një biletë për në cerekfinale.   Tashmë djemtë e Gareth Southgate do të përballen me Francën në...