Familja nga Kosova shuhet si pasojë e aksidentit tragjik, 3-vjeçarja lufton me jetë

51

Një ngjarje tragjike ishte ajo çfarë ndodhi për familjen Avdiaj nga Kosova. Blerim Avdiaj 49-vjeç së bashku me bashkëshorten Anjezën dhe fëmijët po udhëtonin drejt Shqipërisë në momentin kur u përplasën me një mjet të tonazhit të rëndë. Nga familja Avdiaj ka mundur të shpëtoje më e vogla Violeta e cila është vetëm 3 vjeçe por ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Traumës në Tiranë. Dyshimet e para janë se makina me të cilën udhëtonte familja nga Kosova ka tentuar të parakalojë automjetet para tij në një kthesë.

Dhe nuk ka mundur ta shohë kamionin që vinte në drejtim të tij kur dhe ndodhi përplasja tragjike. Drejtuesi i kamionit po nga Kosova, është shoqëruar nga policia për t’u marrë në pyetje. Mësohet se familja ishte nisur nga Kosova për në Rinas pasi do udhëtonin për në Zvicër. Ndërsa policia vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij aksidenti mjaft të rëndë.