Europol zbërthen grupin kriminal me bazë në Spanjë, 30 të arrestuar


Europol bën me dije zbërthimin e një grupi të strukturuar kriminal, veprimtaria e së cilës ishte trafiku i drogës me shtrirje të gjërë nga Amerika e Jugut në Evropë.

 

Gjatë aksionit të Europol në 23 banesa në Spanjë janë arrestuar 30 të dyshuar.

 

Hetuesit filluan të hetonin këtë rast në fund të vitit 2022, kur në një kamion u gjetën 500 kilogramë kokainë. Një grup shoferësh kamioni, që punonin për të njëjtën kompani transporti mallrash, përdornin aksesin e tyre në terminalin specifik portual për të qarkulluar kokainën nga kontejnerët e transportit.

 

Kjo gjetje nxiti mobilizmin më të imtësishëm të organeve kompetente duke konkluduar në në çmontimin e të gjithë rrjetit kriminal, duke përfshirë drejtuesin e tij, personat përgjegjës për shpërndarjen dhe logjistikën e drogës dhe pastruesit e parave.

 

Vlera totale e aseteve të sekuestruara vlerësohet rreth 40 milionë eurodhe janë sekustruar gjithashtu 172 000 euro cash, 10 automjete, stoli dhe ora luksoze.

 

Policia ka arritur të zbulojë dhe një automatik dhe dy pistoleta, një pajisje energjetike dhe pajisje mbrojtëse personale, një numër i madh mjetesh prerëse për hapjen e kontejnerëve në det dhe uniforma të punonjësve të portit (të përdorura për t’u përzier në terminalet e kontejnerëve), 1000 kilogramë kokainë, 250 gramë hashash dhe një qese me marijuana, celularë dhe pajisje të tjera.

TË FUNDIT

Rinumërimi i votave në Rrogozhinë, shpallet fitues kandidati i PS

Ka përfunduar rinumërimi i votave në Bashkinë e Rrogozhinës dhe rezultati mbetet e pandryshuar, me kandidatin e PS fitues.Kandidati i PS, Edison Memolla ka...

Njohësit e marrëdhënieve ndërkombëtare shprehen skeptikë. A do t’i dëgjojë Kurti kërkesat e Escobarit e Lajçakut?!

Gjatë kësaj të hëne në një vizitë zyrtarë do të qëndrojnë i dërguari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel...

Kush e inicioi arrestimin e artistëve në Bujanoc? – Pse po përmendet Shqiprim Arifi?

Sonte u raportua për arrestimin e drejtorit të Shtëpisë së Kulturës në Bujanoc dhe producentit e aktorit Gani Veseli. Ata pas arrestimit u morën...

Arrihet ujdia në BE për azilkërkuesit

Pas disa orësh bisedimesh në takimin e Luksemburgut, ministrat e brendshëm të BE-së i dhanë dritën jeshile reformës së zgjeruar të procedurës së...